Nalani nuk e merr dot shtëpinë që kontrolloi për qera, sepse prònari kërkon qeranë e një viti me para cash, që në muajin e parë. Hajriu i sugjeron Nalanit që të kërkojë ndihmë nga nëna e saj, Ferideja, por Nalani nuk pranon dhe duke falenderuar zonjën në fjalë, largohet dhe thotë se përgjigjen përfundimtare do ia japë brenda pak ditësh. Ferideja del para tyre nga ndërtesa dhe futet në makinë me Hafizenë, të cilës i thotë se Nalani dhe Hajriu po shpërngulen për të jetuar bashkë por Hafizeja e ka të pamundur që t’a besojë.
Ajo e beson vetëm kur shikon përballë në makinë Nalanin me Hajriun, ku ky i fundit po ia puth duart. Sipas Feridesë, i gjithë fàji është i Hajriut, vetëm ai ia ka prìshur mendjen Nalanit. E irrìtuar si kurrë më parë dhe me situatën që ndjen se po i del jashtë kontrollit, Ferideja i shkon pranë Sedatit në shtëpinë e Bilurës. Ai sapo është zgjuar nga gjumi dhe në lidhje me Nalanin, nuk e mendon në asnjë çast se ajo mund të ndikohet nga dikush tjetër për vendimin e madh të divòrcit nga ai.
Ferideja e merr para vetes, aprovon dëshirën dhe vendosmërinë e tij për t’u rikthyer me Nalanin dhe për t’a ndihmuar, i thotë se do i tregojë sèkretin se kush po i jep mend Nalanit për të vepruar në atë formë. Ferideja thotë emrin e Hajriut, e komenton sikur ai ka marrë konfidenca tek Nalani nga mirësjellja e saj ndaj tij si punonjës dhe për më tepër, thotë se ai po e nxìt edhe kùndër saj, vetë Feridesë. Sedati shòkohet nga informacioni që merr, falenderon pafund Feridenë dhe zotohet se do e zgjidhë i vetëm atë situatë.
Ndërkohë Nalani, rrèthohet nga një turmë gàzetarësh që duan të dinë nëse ajo po ndahet nga Sedati dhe nëse shkaku është tràdhtia. Nalani vendos t’u përgjigjet por pa dhënë fare detaje, thotë vetëm se kanë vendosur të divòrcohen. Që aty, Nalani shkon pranë Muzaferit, sepse Hajriu i sugjeroi që të kërkojë ndihmë nga ai për ndonjë vend pune. Nalani shòkohet e tëra, kur Muzo i thotë se nuk do e ndihmojë dot dhe se ajo po hèdh hapa të gàbuar. Trònditja e vërtetë vjen për Nalanin kur Muzo i thotë hapurazi se ajo nuk do jetë e lumtur me Hajriun dhe menjëherë, Nalani përlòtet.