Xhana tàll hapurazi Nalanin, duke i thënë se atë informacion aq me rëndësi, ia dha vetëm që ajo të mos thurte ëndrra me Sedatin e të zhgènjehej më vonë. Ajo gjithashtu e gènjen, duke i thënë se askush nuk është në dijeni të asaj shtatzènie, përveç asaj vetë dhe Sedatit, por Nalani nuk e beson. Ajo largohet pa i thënë asnjë fjalë ndërsa Xhana, menjëherë pas largimit të Nalanit, telefonon Sedatin. Fillimisht, Sedati mendon të mos i përgjigjet por Gylxhihana ngulmon se duhet t’a dëgjojnë çfarë ka për të thënë.
Xhana, e shòkon Sedatin duke i treguar ndërmjet telefonit se çfarë sapo ka bërë dhe Sedati i tmèrruar, mbyll telefonin nga panìku. Ai telefonon pa ndalim Nalanin por kjo e fundit nuk i përgjigjet. I panìkosur, Sedati del para Feridesë dhe me shumë fríkë e ánkth, i tregon se çfarë ka bërë Xhana. Ferideja humbet torùan duke menduar se si ndihet vajza e saj që për më tepër, nuk po i përgjigjet asnjë telefonate. Me torùan e humbur, Ferideja përvesh mëngët për t’u vërsùlur Sedatit por të tjerët e ndalojnë.
Me ardhjen e Nalanit, në shtëpi bie heshtja. Ajo, pa thënë asnjë fjalë, qèllon Sedatin me shúplakë. Para të gjithëve, Nalani deklaron se ato janë një turmë génjeshtarësh që nuk kanë bërë gjë tjetër veçse ia kanë shkátërruar gjithë jetën. Nalani kujton natën kur ua ka sjellë Xhanën në mesin e tyre dhe ka pyetur hapurazi nëse ajo po pret fëmijë nga Sedati dhe të gjithë e kanë përqèshur pyetjen e saj. Duke shprehur zhgènjim nga të gjithë përveçse Rafetit, Nalani vendos të largohet në çast nga shtëpia.
Ajo përgatit një çantë me rroba dhe gjithashtu merr lule manjolën që ia ka sjellë Hajriu. Atë detaj, e vëren edhe Ferideja, e cila përpiqet t’a ndalojë largimin e Nalanit por nuk ia del dot. Nalani strehohet në shtëpinë e Bilurës ndërsa Sedati qëndron para Rafetit dhe fyèrjeve të tij, derisa e ndalon atë duke i kujtuar se nga ai nuk ka marrë asnjëherë as dashuri dhe as respekt, prandaj nuk është túrpëruar të bëjë çfarë do, sepse sidoqoftë, asnjë vepër e tij nuk do shërbente. Përtej të gjithave dhe mes lòtësh, Sedati thotë se ai e ka dashur shumë Rafetin, gjithmonë. Pas heshtjes që shkakton, Sedati largohet.