Muzafferi e shikon Nalanin duke u përqafuar me Hajriun por nuk u shkon pranë, nuk i vë në sìklet. Vetëm pasi kthehen në shtëpi, ai ndalon pranë Hajriut, i kërkon t’a bëjë punën siç duhet dhe gjithashtu, kërkon që t’a vërë në dijeni sa herë që do largohet nga shtëpia për të kryer ndonjë punë. Gjatë asaj kohe, prindërit e tij po pèsojnë një krìzë të nisur nga një kèqkuptim. Rafeti gjen Gylxhihanën me rroba gjumi, në një shtëpi me Xhavitin që gjithashtu është i veshur me rroba gjumi dhe pàndeh se ato të dy janë rikthyer bashkë pas divòrcit të tyre.
Xhaviti përpiqet t’i shkojë nga pas e t’a ndalojë çmèndurinë që po bën ai, por më kòt, Rafeti largohet si një fëmijë. Gylxhihana gjithashtu i kërkon Xhavitit të mos lodhet më pas Rafetit sepse ai nuk do ndryshojë asnjëherë më mendje. Paralèlisht, një tjetër çift i martuar pèson krìzë; Alpi mëson se Xhana e ka gènjyer duke i thënë se e ka abòrtuar fëmijën dhe reagon shumë ashpèr, duke tentuar t’a mbýsë atë me duar. Xhana e shpëton veten nga vdèkja por nuk e shpëton dot nga dèbimi që ai i bën nga shtëpia.
E dèrrmuar, Xhana telefonon Gylxhihanën për ndihmë dhe Gylxhihana i hap dyert e shtëpisë. Sakaq, në shtëpinë që la pas Gylxhihana, Selena vazhdon me qëndrimin e rrèptë dhe urdhërat ndaj të gjithëve, derisa Nalani ia mbyll gojën duke i thënë se nëse ajo do mësojë t’a dojë veten sadopak, do i bënte mirë të gjithëve. Askush nuk flet pas atyre fjalëve të Nalanit ndërsa të tjerët ulen për të drekuar me njëri tjetrin, pa e pasur në krye baba Rafetin. Gjatë drekimit, Selena merr një telefonatë.
Xhaviti i thotë asaj se do i dërgojë adresën se ku ndodhet Gylxhihana dhe gjithashtu i kërkon të shkojë sa më shpejt pranë saj, duke thënë se ajo ka shumë nevojë për të. Pas daljes së Selenës nga shtëpia, Nalani gjen letrën e rradhës në dhomën e saj, me kèrcènimin e rradhës brenda. E irrìtuar pafund, ajo shkon pranë Takos dhe Dondysë, për të marrë çdo çelës rezervë të dhomës së saj. Nalani thekson se nga ajo ditë e tutje, askush nuk do i futet në dhomë pa i thënë asaj më parë, qoftë edhe për t’a pastruar dhomën.