Vajza në dritare/ Një postë me shumë letra vjen për Nalanin

Gylxhihana e bisedon edhe me Selenën atë çfarë i ka thënë Emiri dhe Selena trònditet po aq sa lëndòhet nga nëna e saj që e ka besuar diçka të tillë. Sado që Selena shpjegon dhe betohet se Emiri e ka trìlluar të tërë situatë, Gylxhihana sërish nuk e beson. Ajo largohet që aty e lènduar, për t’u rikthyer në dhomën e sja, ku do e presë Leventi. Ky i fundit, vëren sytë e Selenës të mbushur me lòt dhe pyet çfarë ka ngjarë. Me shumë ngulm, ai arrin t’a bëjë të rrëfehet dhe kështu, edhe ai mëson se çfarë ka shpìfur Emiri për Selenën.

Megjithatë, Leventi betohet se do e zgjidhë atë situatë pa përdorur dhùnë. Ndërkohë, në sallon ku ndodhet Rafeti, vjen një postë për Nalanin. Posta rèndon shumë dhe Rafeti e hap për të mësuar çfarë ka brenda. Ajo postë, është një kuti e rëndë e mbushur plot e përplot me letra, të gjitha për Nalanin. Hafizeja i shikon para se Rafeti të hapë ndonjërën prej tyre dhe menjëherë thotë se ato letra janë ngushëllime për humbjen e Feridesë, nga ana e fëmijëve jetìmë ku ajo bënte shpesh bamirësi.

Rafeti e beson dhe e lë me aq në një kohë që letrat janë të gjitha nga Metini, i cili i ka rrëfyer mes rreshtash se ai është babai i saj i vërtetë. Për t’a mbrojtur Nalanin nga ajo e vërtetë dèrrmuese, Hafizeja i fsheh të gjitha letrat. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Sedati, që bàstis restorantin ku po darkon Nalani me Bilurën dhe Hajriun por që për fat, ky i fundit në atë moment nuk ndodhet në tavolinë, ndaj të gjithë shpëtojnë nga çfarë mund të kishte ndodhur. Megjithatë, Sedati vijon të reagojë shumë kèq, pa aspak respekt ndaj Nalanit.

Toni i zërit i bëhet shumë i lartë dhe të gjithë i kthejnë sytë nga ato, ndaj Nalani kërkon të largohen menjëherë. Nalani dhe Sedati largohen me fjalë, gjë që Bilurën e shqetëson aq shumë saqë menjëherë telefonon Muzafferin dhe i tregon çfarë po ndodh, si dhe kërkon ndihmë nga ai që të ndërhyjë para se Sedati të bëjë ndonjë màrrëzi. Gjatë asaj kohe, Sedati me Nalanin mbërrijnë në shtëpi dhe e vazhdojnë debàtin aty, ku për herë të parë, Sedati ngre dhe dorën për t’a qèlluar por Muzo vjen në sekondën e fundit dhe e ndalon vëllanë e tij.