Lajmi i vdekjes së Hajriut i lë të gjithë pa fjalë por ende më pa fjalë mbesin kur mësojnë se Sedati, në mendjen e tij, i ka mbuluar të gjitha shpenzimet e ceremonisë mortore të tij.
Për më tepër, në përfundim të ceremonisë, ai ka dërguar dy ëmbëlsira të vogla në shtëpi, për vajzat e Hajriut, pamja e të cilave ia ka këputur shpirtin atij. Gjesti i Sedatit, e përlot shumë Rafetin.
Ai kërkon të dijë se çfarë ka ndodhur në jetë që e ka bërë të ndryshojë rrënjësisht dhe për këtë, Sedati rrëfen se i ka dhënë fjalën nënës së tij të ndjerë, që një ditë do bëhej ashtu siç ajo donte që ai të ishte.
Mirësitë e Sedatit përfliten edhe në shtëpinë e xhenazes, por nuk e ndryshojnë dot gjendjen e vajzës së vogël të Hajriut, e cila as nuk qan, as nuk ha dhe as nuk flet me njeri.