Vajza në dritare/ Sedati përballet ashpèr me Rafetin

Xhana qëndron e buzëqeshur para Nalanit të shókuar, me të cilën tenton të tállet duke i thënë se e ndau diçka të tillë me të, vetëm që ajo të mos thurte ëndrra të kòta me Sedatin sepse do zhgènjehej shpejt. Ajo gjithashtu e gènjen duke i thënë se askush nuk është në dijeni të asaj shtatzènie por Nalani nuk e beson. Menjëherë pas largimit të furíshëm të Nalanit, Xhana telefonon Sedatin dhe pa hezituar, i tregon se çfarë sapo bëri. Sedati tmèrrohet i tëri, po aq sa edhe Gylxhihana, nëna e tij që e këshillon të telefonojë menjëherë Nalanin.

Pavàrësisht se sa herë e telefonon, Nalani është e vendosur të mos i përgjigjet. Gylxhihana e drejton Sedatin tek Ferideja që t’a vërë në dijeni se çfarë ndodhi dhe ai e bën, ndonëse i drùhet shumë reagimit të saj. Ashtu siç prisnin, Ferideja reagon shumë ashpèr dhe përvesh mëngët për t’iu vërsùlur atij por ardhja e Nalanit në shtëpi do e ndalojë. Ajo i del para Sedatit dhe në mesin e të gjithëve, e qèllon atë me shúplakë. Askush nuk guxon të flasë ndërsa Nalani, shkurtimisht u bën një rezyme.

Ajo u kujton se për t’ua bërë më të thjeshtë, muaj më parë u ka sjellë Xhanën në mes të natës, në mesin e tyre dhe ka kërkuar ballafaqìm se i kujt është fëmija që ajo priste. Një më një, të gjithë e kanë génjyer duke e parë në sy, përfshirë edhe Ferideja. Tanimë, Nalani thekson se për të, ato të gjithë, përveç Rafetit, janë një turmë génjeshtarësh që ia kanë shkàtërruar jetën. Nalani ngjitet në dhomën e saj, përgatit një çantë me rroba, merr edhe lule manjolën që i ka sjellë Hajriu dhe i drejtohet derës për t’u larguar.

Ferideja vëren lulen, e di se nga kush e ka dhe me ngulmim përpiqet t’a ndalojë ikjen e saj, por Nalani nuk kthehet mbrapsht. Ajo i drejtohet Bilurës, tek e cila gjen strehim menjëherë. Ndërkohë në shtëpi, Nalani ka lënë një uràgan mes Sedatit dhe Rafetit që i ulèret dhe e ofèndon pafund, derisa Sedati sjell heshtjen, duke i kujtuar babait të tij se ai asnjëherë nuk i ka shfaqur as respekt dhe as dashuri, prandaj ai nuk ka ndjerë tùrp të bëjë gjëra pa menduar, sepse sidoqoftë do krítikohej, çfarëdo që të bënte. Mes lòtësh, Sedati thotë se përtej të gjithave, ai e ka dashur gjithmonë të atin dhe me ato fjalë, largohet.