Nalani vendos të shkojë në kursin e pikturës që i sugjeroi Hafizeja dhe për çudinë e saj, mësuesi aty do jetë Metini. Ai, gjatë orës së parë së kursit, e pyet nëse i ka lexuar letrat që i ka lënë babai por ajo thotë se nuk do të flasë fare për të.
Gjatë asaj kohe, Dondy takohet me Ismailin, i cili e bën të përjetojë momentin më të veçantë, duke i propozuar për martesë. E emocionuar, Dondy kërkon të marrë kohën e saj për të vendosur. Sakaq, Gylxhihana që ajo do aq shumë, rikthehet në shtëpi.
Të gjithë e shikojnë me lot në sy duke menduar se kur do ndahet prej tyre, ndërsa Selena, hedh një hap më shumë, duke ia lënë asaj në dorë emrat e vajzave që pret të sjellë në jetë. Teksa qëndrojnë të gjithë sëbashku, Bilura vjen t’i urojë të shkuara Gylxhihanës.
Ajo e pëlqen shumë Bilurën për Muzon dhe Bilura vetë ka pëlqim për të, ndaj dhe do ia rrëfejë dashurinë Muzos, por fillimisht do flasin për lidhjen e Nalanit, gjë që do e dëgjojë edhe Sedati, por nuk e dëgjon emrin e Hajriut.