Familja Korollu do trònditet nga shpìfja që ka bërë Emiri, sepse Gylxhihana nuk e beson Selenën, sado që ajo i betohet se kurrsesi nuk mund të ketë diçka mes saj dhe Emirit apo mes saj dhe kujtdo mashkulli tjetër që nuk është Leventi. E lènduar nga mosbesimi i nënës së saj, Selena kthehet në dhomë, ku e gjen Leventi, që vëren menjëherë sytë e Selenës të mbushur me lòt. Selena nuk duron dot më por e rrëfen gjithë ngjarjen se çfarë ka shpifur Emiri dhe që nëna saj nuk po e beson atë por po beson Emirin.
Pavarësisht se sa mllèf dhe irrìtim ndjen, Leventi përmbahet por edhe premton se do e rregullojë ai atë situatë, pa përdorur dhùnë. Ndërkohë, nëna e saj Gylxhihana që i shkaktoi atë lèndim të madh, po shikon Rafetin që po hap një kuti të ardhur në shtëpi ndërmjet postës dhe brenda asaj kutie, ka një numër shumë të madh letrash, të gjitha për Nalanin. Ato letra, janë të dërguara nga Metini, i cili aty ka gjetur guximin t’i rrëfejë të vërtetën Nalanit, se është babai i saj biologjik.
Hafizeja e di se çfarë përmbajnë ato letra si dhe kujton faktin që Ferideja ia ka lënë amanet që t’a ruajë Nalanin nga Metini, ndaj i merr letrat para se të hapë Rafeti ndonjërën prej tyre dhe atij ia shpjegon sikur letrat kanë ardhur nga shtëpia e fëmijëve jetìmë, ku Ferideja ka bërë shpesh dhurime dhe tani ato duan t’a ngushëllojnë Nalanin për humbjen. Nalani në ato momente, ndodhet në lokalin ku do darkonte me Bilurën dhe Hajriun, ku për fat, ky i fundit ngrihet nga tavolina për të shkuar në tualet para se Sedati të mbërrijë në lokal.
Sedati bàstis vendin dhe i flet si mos më kèq Nalanit por edhe Bilurës, që e kanë gènjyer se gjoja do qëndronin në shtëpi. Nalani nuk e duron të folurën e Sedatit në mesin e të gjithëve ndaj largohet me të për në shtëpi por Bilura shqetësohet aq shumë, saqë telefonon Muzaferin dhe i kërkon të nxitojë për në shtëpi sepse Sedati mund të humbasë torùan në dèbatin e ndèzur me Nalanin. Muzaferi bën siç Bilura i kërkon dhe për fat, mbërrin në momentin e duhur, sapo Sedati ngre dorën për t’a qëllùar Nalanin.