Muzo vëren që Sedati nuk çuditet fare për vdekjen e Hajriut, ndaj dhe e pyet veçmas nëse e ka ditur që më parë, por Sedati e mohon diçka të tillë. Megjithatë, nuk e mungon ndihmën e tij ekonomike në rastin në fjalë.
Ai, pa ia kërkuar askush, mbulon të gjithë shpenzimet e ceremonisë mortore dhe të gjithëve u shtohet respekti për këtë devocion që bën. Pas ceremonisë mortore, Sedatit i mbetet mendja tek vajzat e Hajriut, ndaj u dërgon atyre ëmbëlsira.
I fundit që e mëson këtë mirësi të Sedatit, është babai tij, i cili përlotet dhe e pyet se çfarë e bëri të ndryshojë kaq shumë. Sipas Sedatit, arsyeja kryesore është nëna tij e ndjerë, Gylxhihana, të cilës ai i kishte dhënë fjalën se do bëhej shembullor.
Ndërkohë, në shtëpinë e Hajriut, vajza tij e vogël vijon të mos flasë me asnjë njeri. Ajo as nuk qan, as nuk ha apo pi dhe as nuk flet. Për këtë, Bilura kërkon ndihmën e Sedatit me psikologen e tij dhe ai menjëherë përgjigjet.