Bilura qëndron përballë Nalanit dhe Hajriut që sapo shkëmbyen puthje por Nalani kërkon që të flasë e vetme me të, ndaj dhe Hajriu largohet. Teksa është ende në hapat e parë të largimit, ai dëgjon qartazi Nalanin që i thotë shoqes së saj se ajo çfarë shikoi, ishte tótalisht pa asnjë kuptim. Për të dalë nga ajo situatë, Nalani gènjen e i betohet se e ka puthur për herë të parë. Bilura as që e kupton çfarë po thotë por i kërkon t’a lënë me aq bisedën, për të biseduar në një moment të dy. Që aty, Nalani i shkon pranë Hajriut.
Ai i tregon përse është lénduar dhe sado që Nalani jústifikohet duke thënë se e kishte zènë panìku, ai sërish nuk e beson dhe e mbyll bisedën duke i theksuar Nalanit se ai nuk është fasho e plàgëve të saj. Nalani dètyrohet të largohet prej tij, për t’iu bashkuar darkës familjare ku kanë të ftuar Emirin, të cilin nuk e njeh as ajo dhe as nëna e saj, Ferideja. Ato vërejnë vetëm ténsionin që është shkaktuar në tavolinë dhe irrítimin e të gjithëve, veçanërisht irrítimin e Selenës që largohet fare nga tavolina.
Paralèlisht, shumë e irrítuar është edhe Xhana, që ka parë Sedatin me Nalanin dorë për dore në ekran dhe ka kuptuar se sërish, Sedati e ka màshtruar. Ajo i dërgon mesazhe dhe e telefonon por nuk merr përgjigje aspak, ndaj nis të telefonojë Gylxhihanën dhe Selenën, që e ka lënë telefonin mbi tryezë. Sedati arrin t’i përgjigjet duke dalur në një dhomë tjetër dhe për shkak të kèrcènimeve të fríkshme që Xhana i bën, ai pranon të takohen menjëherë, por nuk ka asnjë jùstifikim si të largohet nga shtëpia.
Gylxhihana e ndihmon për t’i shpëtuar asaj situate por Ferideja e kupton se çfarë po ndodh, ndaj dhe u shkon atyre të dyve pranë, për t’i treguar se gàzetarët i ka dërguar ajo, si dhe për t’iu betuar se Sedati me Xhanën do e pësòjnë që e kanë génjyer atë. I panìkosur, Sedati del nga shtëpia ndërsa Gylxhihana ul kokën para Feridesë. Në takimin e tij me Xhanën, Sedati nuk e bind dot se do divòrcohet nga Nalani për të qenë me të, prandaj Xhana i vendos si kusht që ai t’i blejë një shtëpi deri të nesërmen në mbrëmje dhe shtëpinë t’a vendosë në prònësi të saj.