Në Instagramin e Xumi Allushit është shfaqur një mesazh falenderues për ndjekësit dhe për mbështetjen e vazhdueshme që po bëjnë ndaj banorit të “BBVA”.
Postimi bëhet nga të afërmit, pasi konkurrentët brenda shtëpisë nuk kanë akses në rrjete sociale.
Në story shkruhet: “Dashuri pa fund për ju. Faleminderit për suportin e vazhdueshëm. Xumi ju do. Zoti qoftë me ju.”
Megjithatë, në rrjetet sociale, Xumi është përballur me komente jo shumë të mira. Sjelljet dhe deklaratat e tij brenda shtëpisë janë bërë shpesh temë diskutimi, duke ndarë publikun mes kritikëve dhe përkrahësve.
