Narini shikon me kéqardhje Kemalin që fshín çdo foto dhe video të saj nga kompjuteri i shtëpisë dhe për më tepër, ai nuk e ka parë dot as letrën që ajo i ka shkruar sepse letra i ka rënë në tokë por Narini nuk di gjë. Ajo pándeh se ai e ka hedhur letrën pa e lexuar fare por as për këtë opsion nuk i thotë dot gjë. Në tavolinën e mëngjesit ku ulen të gjithë, do vijë edhe Erhani, i cili ka gjetur si jústifikim një krem të veçantë për ankèsën e Shehrijes në trup. Për ardhjen e tij, Oja gëzohet më shumë nga të gjithë ndërsa Masalli mërzìtet më shumë se Narini.
Që nga dita që e ka parë duke thyèr fotografinë familjare, Masalli ushqen mllèf ndaj tij. Si të mos mjaftonte, Erhani pak çaste më vonë, gjen në tokë letrën që Narini i ka shkruar Kemalit, e lexon dhe më pas e fut në xhaketën e tij, duke pándehur se askush nuk e ka parë, por në të vërtetë e ka parë sërish Masalli. Kjo e fundit, vijon të veprojë në heshtje, pa i treguar gjë njeriu dhe me pak shkathtësi, ia merr Erhanit nga xhaketa. Pa rrezìkuar aspak me të në dorë, Masalli e rikthen në tavolinën e punës së babait të saj.
Paralèlisht, Narini del përpara Kemalit, për të tentuar për herë të fundit që të sqarohet me të. Sërish Kemali nuk e lejon, ndaj ajo i tregon vetëm vendimin që merr, që brenda asaj jave do largohet. Në anën tjetër, në shtëpinë e vëllasë së Kemalit, Xhavidana luan çdo gur dhe bën çdo lloj loje të písët, për të mos shkuar në fermë e për të príshur të birin me Rejhanin. Si etapë e asaj loje që i është futur, Xhavidana shkon në dhomën e Hikmetit, ku lë derën paksa hapur dhe hedh ujë në sy që të ngjajë sikur po qàn.
Ajo nis t’i kërkojë falje Hikmetit duke thënë se ndoshta nuk ka qenë një bashkëshorte e denjë për të por tani po plaket dhe ka kuptuar shumë gabíme. Emiri e shikon dhe e dëgjon por nuk ndërhyn. Vetëm pak çaste më vonë, ai do shikojë një tjetër skenë ku gjòja Gylsymi i ulèret Xhavidanës ndërsa kjo e fundit përpiqet t’a këshillojë me zë të ulët dhe mirësi. Emiri në atë çast ngre zërin ndaj Gylsymit dhe i kërkon me patjetër që ajo t’i kërkojë falje nënës së tij. Momentin e ‘dënímit’ për Gylsymin, e shikon e shokùar Rejhani, që nuk di asgjë nga bëmat.