AMANETI/ Nana refuzon dhuratën e Jamanit

Dujgu arrin të dëgjojë rastësisht një bisedë mes Jamurit dhe Aliut, në kantinën e punës, ku Aliu i rikujton atë që i ka bërë të qartë që nga fillimi tyre, se lidhja e tyre nuk është aspak serioze, pasi ai vetë nuk do t’a çojë në stad tjetër. Jamuri përpiqet t’a kúndërshtojë e t’a bindë se është koha që lidhjes së tyre t’i japin një mundësi për t’u afruar, por më kòt, Aliu nuk pranon. Dujgu largohet e dyzuar nga ajo bisedë dhe mendon se çfarë duhet të bëjë me pamjet filmike që atë ditë ka parë, ku Jamuri kthente përmbÿs shtëpinë e saj.

Ato pamje filmike, Jamuri i ka fshírë në një moment kur kompjuteri Dujgusë ka qenë bosh por Dujgu ende nuk e di. Gjatë kohës që Dujgu mendon për lidhjen e tyre, në punë i shkon pranë Jasemini, motra e saj. Jamuri do përgjojë bisedën e tyre, ku Jasemini përpiqet t’a bindë të motrën se duhet t’i tregojë Aliut të vërtetën e ndarjes së tyre. E irrítuar pafund, Jamuri bën planin perfekt për t’a larguar njëherë e mirë mundësinë e një rikthimi mes Dujgusë dhe Aliut. Fillimisht, ajo shkon në kantinë, e vetme, gjòja se po qàn.

Dujgu kalon pranë saj dhe ndalon për t’a pyetur çfarë po ndodh. Kështu, Jamuri i thotë se mes saj dhe Aliut nuk janë punët fare mirë. Dujgu i sugjeron të shohë fat tjetër për jetën e saj por Jamuri thotë se tanimë është shumë vonë pasi ajo dhe Aliu kanë shkuar me njëri tjetrin dhe nuk kthehet dot mbrapsht aq lehtë. Fjalët e saj bien si bòmbè për Dujgunë, ndaj dhe largohet që aty. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Jamani, i cili gjen Nanën në zyrën e tij, duke kontrolluar. Ardhja e tij e shtàng Nanën por ajo e nxjerr veten shpejt nga situata.

Ajo thotë se po kërkonte letra për të vizatuar me Jusufin dhe Jamani e beson. Në çast, ai drejton një zarf, ku i tregon se brenda ka biletën për në Kapadokja ku i ka thënë Jusufit se dëshironte gjithmonë të shkonte me vëllanë. Nana emocionohet, e falenderon por edhe e refuzon, duke thënë se Jusufi ka më shumë nevojë për të, ndaj do qëndrojë aty. Shumë shpejt, Nana takohet me Idrisin për të marrë nga ai një përgjùes për t’ia vënë Jamanit në zyrë por nuk e vëren që Ajnuri po i përgjòn dhe po i fotografon.