Vserlo i jep info nga jashtë Eglit për Gjestin, “Dhunuesin e ke…”

Vserlo është një prej banorëve të rinj që u bë pjesë e BBVA të shtunën e kaluar dhe duket se menjëherë ka trazuar ujrat në shtëpi.

Ai është përplasur me shumë banorë, por kryesisht duket se objektivi i tij është Gjesti.

E gjithë loja e tij duket se është që ta bëj Gjestin të dalë nga vetja, e po ashtu nuk ngurron të ngacmojë edhe Eglin.

Gjatë një diskutimi mes banorëve ku Egli po fliste për dhunën, Vserlo i është drejtuar Eglit me fjalët: “Ti dhunuesin e ke në krah”, duke ju referuar qartazi informacioneve që kanë qarkulluar këto ditë për Gjestin si dhunues ndaj ish-të dashurës, Diellzës.

Kujtojmë që banorët e rinj që futen nuk duhet të japin info nga jashtë, as të aludojnë për situata dhe informacione nga jashtë, por mesa duket Vserlo ka vendosur të mos e respektojë këtë rregull.

G-Bani publikon foto me Xhenetën dhe jep një mesazh

G Bani ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij me një postim të ri në rrjetet sociale, ku shfaqet krahas Xhenetës. Me këtë postim, ai ka njoftuar se ndodhet në Kosovë dhe ka shfrytëzuar momentin për të uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në mbishkrimin e tij, G Bani ka shkruar: “Urime festën e Pavarësisë”, duke e shijuar këtë ditë të veçantë në shoqërinë e Xhenetës.

Ky postim ka shkaktuar reagime të shumta, sidomos pas ngjarjeve të fundit që çuan në përjashtimin e tij nga Big Brother VIP Albania, ku G Bani u përjashtua pas një incidenti me Gjestin.

Pas këtij zhvillimi, fansat kanë filluar të spekullojnë mbi marrëdhënien e mundshme mes G Banit dhe Xhenetës, duke u pyetur nëse ka diçka më shumë se një miqësi ndërmjet tyre.

Edhe pse spekulimet janë të shumta, G Bani vazhdon të mbajë vëmendjen e fansave dhe medieve, sidomos pas largimit të tij nga BBVA.

Marrëdhënie intime në BBVA? G Bani:”Nga shtrati i Gjestit dhe Eglit dëgjova…”

G-Bani ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me çiftin Egli-Gjesti në Big Brother VIP Albania.

Gjatë një interviste në studion e “E Diell”, ai tha se, gjatë kohës që ishte ende pjesë e shtëpisë, kishte dëgjuar Eglin të rënkonte.

Bani shtoi se, nëse diçka e tillë do të ndodhte jashtë, nuk do ta ndante me askënd, duke e konsideruar një çështje private, por e bëri publike pasi ka ndodhur brenda mureve të Big Brother.

Menjëherë kundër Gjestit, Jul Deda reagon për hyrjen e banorit të ri: “I ka hipur…”

Banori më i ri i Big Brother VIP Albania, Vserlo, ka hyrë menjëherë në lojë duke shkaktuar tensione dhe debate me disa prej banorëve, si Gjesti dhe Valbona.

Qasja e tij provokuese ka tërhequr vëmendje si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë, duke bërë që shumë të reagojnë për sjelljen e tij.

Një nga personat që ka komentuar hyrjen e tij është aktori Juli Deda,

i cili në një postim në TikTok ka ndarë një video me mbishkrimin: “Ky [banori i ri] më duket se ia ka hipur kalit mbrapsht.”

Përmes këtij reagimi, Juli ka shprehur mendimin e tij për qasjen e Vserlos në lojë, duke lënë të kuptohet se e sheh si një lojtar impulsiv dhe të paqëndrueshëm.

Jo vetëm Gjesti, ja çfarë i lidh Xhenetën dhe Eglin me banorin e ri të BBVA

Mesa duket nuk është vetëm Gjesti pika lidhëse mes Eglit dhe Xhenetës, por edhe diçka tjetër.

Ndër banorët e ri që u futën në Big Brother VIP Albania të shtunën, ishte edhe këngëtari i mirënjohur Kelly.

Ajo që e bën interesante edhe më shumë hyrjen e tij në BBVA, është fakti që të dy vajzat, si Egli edhe Xheneta, kanë qenë protagoniste në videoklipet e këngëtarit.

Më poshtë gjeni fotot e dy vajzave në klipet e Kellyt.

Banori i ri dhe Xheneta njihen nga jashtë, dalin pamjet

Hyrja e këngëtarit Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Florian në Big Brother VIP ka bërë që rrjeti ‘të ziejë’ nga aludimet dhe hipotezat, pasi këngëtari ka një njohje të vjetër me Xhenetën, ish-partneren e Gjestit dhe ish-banoren e Big Brother Kosova.

Fansat kanë vënë re se Kelly dhe Xheneta kanë bashkëpunuar më parë, pasi modelja ishte protagonistja e një prej videoklipeve të tij të publikuar gjatë verës, në bashkëpunim me Stiv Bokën.

Kjo ka ngritur spekulime mbi marrëdhënien e tyre dhe nëse miqësia e tyre do të ketë ndonjë ndikim në strategjinë e Kelly-t brenda shtëpisë.