Idrisi është i vendosur t’i kthejë në àrmìq Jamanin me Azizin, që të shpëtojë nga ky i fundit, me shpresën se Jamani do i japë fùnd atij. Prandaj, hapi i rradhës është të vràsè Zijain dhe për këtë paguan dikë me një shumë tepër të madhe. Ai i vihet menjëherë në ndjèkje Zijait, në një kohë që Zijai del shumë rrallë nga shtëpia. Brenda në shtëpinë e tij, të gjithë po kujdesen për ceremoninë e kërkimit të dorës së Çiçekut. Për këtë, Adaleti pyet Çiçekun nëse ajo do të ftojë ndonjë familjar apo mik në atë ceremoni.
Pyetja e Adaletit shkakton lòt tek Çiçeku, e cila tregon se është njeri pa njeri. Seheri e përlòtur për gjendjen e saj, e ngushëllon dhe i thekson se ato janë të gjithë një familje e madhe. Për më tepër, Seheri i jep asaj kompletin e bizhuterive që ka përdorur për vete kur Jamani ka kërkuar dorën e saj. Çiçeku është pafund mirënjohëse dhe mëse e lumtur, ashtu siç është edhe Zijai, derisa Xhengeri i tregon se motorristi i çokollatave do ketë pak vonesë sepse ka ngecur në trafik. I pànikosur, Zijai del vetë nga shtëpia.
Ai dëshiron t’i blejë sa më shpejt çokollatat që çdo gjë t’u shkojë siç duhet por nuk e di se pranë shtëpisë, personi i paguar po pret për të. Ai bëhet gadi për aksìon por nuk e realizon dot atë që kishte planifikuar sepse pas Zijait del menjëherë Jamani. Sakaq, në anën tjetër ndodhet vëllai i pazbùluar i Jamanit, Aliu. Ai merr shumë frymëzim nga Ibo dhe Kàraja që u martuan menjëherë, ndaj i kërkon Dujgusë që të përshpejtojnë me etapat e tyre. E entuziasmuar, Dujgu telefonon Jaseminin për të ndarë làjmin me të.
Nga ai làjm, entuziasmohet shumë edhe Jasemini, aq sa Semraja e merr làjmin nga biseda tyre dhe jo nga vetë Dujguja. Semraja del kùndër, gjë që e mëson edhe Dujgu. Për hir të së motrës, Jasemini përpiqet t’a bindë nënën e tyre se nuk duhet t’i dalë sërish kùndër Dujgusë por Semraja ngulmon se nuk është gadi t’a largojë Dujgunë nga vetja kaq herët. Dujguja vetë dhe Aliu kthehen në shtëpi që të bisedojnë me Semranë dhe nuk e vërejnë aspak që në lagjen e tyre ka një të panjohur që është në ndjèkje të tyre.