Ozani mblidhet me më të dashurit e tij në shtëpi, për të diskutuar mbi pròblemin që e ka zènë. Ai është mëse i qartë se do pranojë bùrgun pasi ato para nuk ka ku i gjen, por Omeri ngulmon se do ia gjejë ai. Kur thotë se do i gjejë, ai mendon të luajë bixhòz dhe këtë nuk e lejon as Ozani as Ryjaja. Së fundmi, nëna e tij Seheri thotë se do e shesë shtëpinë por me ato fjalë, e léndon së tepërmi krenarinë e Ozanit, i cili largohet në heshtje nga shtëpia. Para Xhemresë, Seheri shpjegon se nuk jeton dot në atë shtëpi nëse djalin e ka në bùrg.
Ozani sapo del nga shtëpia, shkon pranë várrit të babait dhe vëllait të tij, duke ndarë me to hàllin që i ka rénë. Kur kthehet në shtëpi, përpara i del Xhemreja, bashkë me të cilën ai shikon lajmërimin që ka vënë nëna e tij për shitjen e shtëpisë. Xhemreja përpiqet t’i shpjegojë aspektin e Seherit, se si po e përjeton si nënë, ndërsa Ozani ia mbÿll gojën duke i thënë se për të, bùrgu nuk bën asnjë ndryshim, përderisa edhe jashtë nuk mund t’a jetojë dashurinë që ka me të. Me aq, Ozani largohet prej saj, ndërsa Xhemreja vijon të mendojë si t’a ndihmojë.
Për ndihmë, ajo telefonon Tomrisin, të cilës i sugjeron që t’a blejë ajo shtëpinë e Ozanit, që edhe ky i fundit të mund t’a riblejë pasi të gjejë paratë e duhura. Me shumë kéqardhje, Tomrisi i tregon se nuk e ndihmon dot Ozanin pasi Çelebiu është bërë palë me Bylentin dhe e kércénojnë me Atlasin. Xhemreja e mirëkupton tótalisht por nuk qëndron duarkryq. Ajo shkon përballë Çelebiut, në shtëpinë e tij, për t’i thënë se próblemi i tij është me të dhe jo me Zonjën që i dògji lokalin apo Atlasin që rrézikon t’a lërë në dùart e Bylentit.
Xhemreja nuk e përmend Ozanin që ai të mos çméndet nga xhelòzia por Çelebiu e di se për të ka shkuar më shumë, ndaj humbet torùan dhe e dhùnon sërish Xhemrenë por kësaj rradhe, këtë të fundit e shpëton Iskenderi që ndodhet në shtëpi dhe e dëgjon çfarë po ndodh. Sakaq, Ozani me Omerin pijnë deri në mëngjes, buzë detit, pa fjetur fare. Në mëngjes, Omeri i tregon se e ka zgjidhur pròblemin e tij, sepse ka shitur dyqanin për të siguruar paratë që i nevojiten për të shpëtuar nga búrgu.