Narini trémbet shumë kur shikon Erhanin përballë saj dhe Kemalit por shpreson që ai të mos bëjë ndonjë çménduri, prandaj e fton Kemalin në lokalin ngjitur dhe përpiqet t’i rrëfejë historinë me Erhanin. Ajo nuk ia del dot sepse ardhja e Erhanit në atë lokal e shqètëson së tepërmi, gjë që Kemali e vëren, ndaj dhe i kërkon Narinit t’a ndajë me të pròblemin që e ka zènë. Narini kërkon leje për në tùalet dhe fshèhurazi bisedon me Erhanin, që kërkon t’i dalë përpara Kemalit por Narini e ndalon duke i thënë se është e dashuruar me të dhe nuk do t’a humbasë.
Nga larg, Erhani shikon më vonë Kemalin dhe Narinin që luajnë me Masallin dhe Shehrijen që u shkojnë pranë dhe bindet se për të nuk ka më vend në jetën e Narinit. Ai i dërgon një mesazh ku i shkruan se po heq dorë nga ajo, dhe me aq e mbyll. Në anën tjetër, shoferi i Kemalit merr një ftesë nga Suna, për t’u takuar në bahçen e saj, duke pándehur se tanimë Xhavidana është larguar por gàbohet sepse Xhavidana është kthyer për të marrë diçka që ka harruar dhe rrjedhimisht, i shikon ato të dy.
Me një ton të ashpèr, ajo kërkon llógari nga të dy por ndaj Taxhit, flet në mënyrë shumë të pásjellshme dhe arrògante, derisa e débon fare që aty. Taxhi largohet në heshtje ndërsa Suna shkon në dhomën e saj, ku Xhavidana do vazhdojë t’a ndjèkë, gjòja për të shfájësuar veprimin që bëri. Xhavidana e thellon më tepër gropën mes tyre kur thotë se Taxhi e do atë për paratë e familjes së saj por Suna ia mbyll gojën duke i treguar se gjatë kohës që ka qenë në klínikë, vetëm Taxhi e ka vizituar çdo ditë dhe pa pritur asgjë në këmbim.
Sakaq, vëllai i saj Emiri ndodhet në shkollë, në zyrën e tij ku një studente i shkon pranë gjòja për një projekt shkollor. Rejhani vrapon pas tyre por Emiri ia mbyll derën duke thënë se është i zènë. Ndërkohë vajza brenda, arrin të marrë fshèhurazi portofolin e Emirit para se të largohet dhe fillimisht gëzohet që ai nuk mban ndonjë foto gruaje brenda, më pas kërkon emrin e tij në internet dhe përpara i del vetëm làjmi që ai është divòrcuar. Ndërsa Emiri, kthehet në shtëpi por mérzitet shumë kur Rejhani híqet sikur nuk ka ndodhur asgjë, gjë që ajo e bën qëllimisht.