Narini ndodhet ende e vetme në dhomë kur nga kutia saj sèkrete, nxjerr dy unazat e saj dhe të personit që ka humbur dikur. Dhìmbja është ende shumë e madhe dhe për shkak se humbja tij ka qenë në një formë tepër të paprìtur, ajo ka frìkë të dashurojë sërish, me frìkën se mund të ndjejë sërish të njëjtën dhìmbje, që e pàndeh të papërbàllueshme tanimë. Për atë arsye, ajo fillon të sillet sa më kèq me Kemalin, që të mos e lërë atë të dashurohet me të dhe anasjellas. Që atë natë, ajo merr një vendim tjetër.
Narini zhvendoset në dhomën e Shehrijes, për sa kohë që ajo nuk do e kalojë natën në atë shtëpi, siç po bën atë natë, ashtu siç nuk kanë as Ojën apo Masallin në shtëpi, ndaj nuk kanë për kë të shtìren se janë të martuar. Megjithatë, si Narini, ashtu dhe Kemali, e kalojnë gjithë natën duke menduar për njëri tjetrin, derisa i zë gjumi. Në anën tjetër ndodhet Rejhani, e cila e ka kaluar gjithë ditën me Emirin, në krahët e tij dhe gjithë surprizat e njëpasnjëshme që ai kishte përgatitur për të.
Natën vonë, ajo kthehet në shtëpinë e Hatixhesë, ku futet në dhomën e saj dhe përqafon mes lòtësh fotografinë e nënës së saj të ndjerë. Hatixheja ndjen kèqardhje që Rejhani nuk i ka prindërit në jetë dhe bashkë me Emirin, atë natë i organizojnë një surprizë që ajo nuk e priste aspak. Hatixheja i përgatit mbrëmjen e kënàsë, atë të shenjës së natës së fundit të beqarisë, në mënyrë që t’ia plotësojë të gjitha traditat. Lòtët e Rejhanit i fshin Emiri, i cili i bashkohet nënës së tij të qumështit për të mos e lënë të vetme në atë natë aq të veçantë.
Ajo natë mbyllet me lòt, gëzimi për martesën që më në fund po realizon me Emirin dhe lòt mèrzie që nuk ka pranë vetes as nënën dhe as babanë. Mëngjesi i ditës tjetër, do vazhdojë shumë shpejt në shtëpinë e Emirit, ku bashkë me Ojën po zgjedh makjàzhin dhe detajet e fundit të dasmës. Por, diçka brenda Rejhanit nuk shkon. E pànikosur, ajo del e vetme në oborr dhe telefonon shoqen e saj të ngushtë, Narinin. Rejhani i tregon se ka një parandjenjë sikur diçka e kèqe do ndodhë, por Narini i premton se ky është vetëm pàniku dasmës, asgjë tjetër.