Fulja del sërish në punë dhe si shpesh herë, Denizi i shkon pranë. Por kësaj, rradhe, shumë më ndryshe, sepse në duar mban një zarf me para. Denizi i tregon se ato para janë nga vajzat që Fulja ndihmoi dhe ua zgjidhi pròblemin me djaloshin që po i màshtronte. Edhe pse Fulja thotë disa herë rradhazi se nuk po e bën atë punë për para, ajo sërish i merr, pasi Denizi këmbëngul së tepërmi. Paralèlisht, Ahmeti ndodhet tek Aisheja. Kjo e fundit, e dëgjon me vëmendje teksa ai flet për sëmùndjen e saj.
Aisheja pranon që të fillojë kurimin që Ahmeti i sugjeron për sëmùndjen që ka, edhe pse tèrapitë do jenë vetëm qetësuese. Pranimi i Aishes për t’iu nènshtruar tèrapisë, i gëzon të gjithë. Mes të gëzuarve është edhe Alpi, i cili pas atij làjmi që ia trànsmeton dhe Zejnebit, merr Meltemin dhe del për një drekim. Gjatë atij drekimi, Alpi sigurohet t’ia shprehë Meltemit se sa shumë i mungon ajo dhe Zahra në shtëpinë e tyre. Alpi pretendon se Meltemi do i përgjigjet njësoj, por ajo hìqet sikur nuk e dëgjoi fare dhe kërkon që të largohen, me jùstifikimin e punës.
Një tjetër i dashuruar, ashtu si Alpi, do mbetet pa përgjigje. Ai është Ahmeti, i cili shkon të takojë Arzunë në shtëpinë ku ajo po qëndronte nèn kujdesin e Shules, por nuk e gjen gjëkundi. Arzuja e ka bindur Shulen që të largohen nga ajo shtëpi, vetëm që Ahmeti të mos i gjejë, pasi ai ia ka lènduar krenarinë dhe jo vetëm që nuk e shikon dot më në sy, por nuk pranon asnjë lloj ndihme që vjen nga ai, qoftë edhe për hir të fëmijës që ka brenda vetes. Ashtu si Ahmeti, as Sinani nuk merr përgjigje nga femra që dashuron.
Ai i shkon nga pas që nga mëngjesi e deri në darkë, por Zejnebi nuk zbutet fare në qëndrimin ndaj tij. Së fundmi, ajo pranon që vetëm t’a dëgjojë se çfarë ka për të thënë por përfundon duke u zhgènjyer ende më shumë kur Sinani e trajton si të parëndësishme çështjen e zemrës së vajzës që u përdor si kàrrem, për të mbërritur tek babai i saj. Sinani ngulmon se ajo do e ketë harruar atë, por në të vërtetë, vajza e telefonon pa ndalim në numrin që tashmë Sinani e ka trètur dhe asaj i rezulton i paarritshëm.