AMANETI/ Jamani zbulon gènjeshtrën e Nanës

Idrisi i dërgon sërish mesazh Nanës, me të cilën përpiqet të bjerë në kontakt por nuk lidhet dot. Jamani është fare pranë telefonit të Nanës por për shkak të mysafirit që e thërret, ai nuk e lexon dot. Teksa darkon me mysafirin e tij, me të cilin e lídh puna, i ftuari i natës merr një telefonatë nga familjarët e tij. Ato i tregojnë për nipin, që po përjeton një tjetër krízë nérvore dhe nuk dinë si t’a ndalojnë. Nipi i tij është vetëm shtatë vjeç dhe reagimet e tij janë mëse të pakuptueshme.

Për t’i ardhur në ndihmë, ai kërkon Nanën. Kjo e fundit ulet në tavolinën e tyre, ku ftohet, gjë që e bën Ajnurin të plàsë nga zemërími. Nana dëgjon deri në fund gjendjen e nipit të mikut të Jamanit dhe i tregon se ai ka nevojë që t’a dëgjojnë dhe të mos e trajtojnë më si fëmijë. Sipas Nanës, nipi i tij është në dijeni të situatës së véshtirë familjare që ato po kalojnë, sado që janë munduar t’ia fshèhin. Duke e falenderuar pafund, ai kërkon nga Nana që ndonjëherë, ajo të punojë edhe në shtëpinë e tij, por Nana thotë se parësia saj është Jusufi.

Ajo vetëm i jep disa sugjerime për situatën dhe e mbyll bisedën me aq. Pasi i ftuari largohet, edhe Nana kërkon të dalë nga shtëpia. Jamani e pyet ku po shkon dhe Nana përgjigjet se do takojë shoqen me emrin Pinar, por atë ditë, Jamani e ka dëgjuar në telefon duke i thënë Pinarit se nuk takohen dot, prandaj i víhet nga pas. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aliu që ka pranë vetes Vollkanin. Ky i fundit, thotë me bindje se nuk e kupton çfarë po ndodh me të dhe Dujgunë dhe se të dy kanë ndryshuar shumë nga se si kanë qenë.

Aliu nuk i përgjigjet Vollkanit por ziles së derës, pas së cilës qëndron Jamuri. Hallë Sulltana ende nuk është në dijeni të lidhjes së re të Aliut dhe ky i fundit, ia prezanton atë si një shoqe të thjeshtë. Jamuri zemëròhet së tepërmi dhe largohet e névrikosur shumë që aty por sapo del në derë, takon rastësisht Dujgunë me Jaseminin. Vetëm për t’a mbajtur sa më larg Aliut, Jamuri i thotë se atë natë, kanë hedhur një hap të madh me Aliun, pasi ai gjòja ngulmoi që të prezantohej me hallën e tij.