Semraja mëson se vajza e saj do zhvendoset për në Ankàra dhe i bëhet shumë mbështetje, duke u theksuar të dyjave se ato janë të vetmet që ka në jetë, më të shtrenjtë se çdo gjë. Paralèlisht, në oborrin e shtëpisë së tyre ndodhet Aliu me Vollkanin. Ky i fundit i thotë me kèqardhje se ai dhe Dujgu kanë ndryshuar së tepërmi, se nuk e njeh më asnjërin prej tyre dhe se në gjithë atë mes, ka diçka tjetër që po mbahet e fshèhtë. Aliu nuk beson të ketë diçka të fshèhur, ndaj e mbyll bsiedën me aq dhe futet brenda në shtëpi.
Shumë shpejt, në derë do i trokasë Jamuri. Ajo i shkon për herë të parë në shtëpi, me qëllimin që të afrohet me Aliun por Aliu, në mënyrë zhgènjyese për të, e prezanton para hallë Sulltanës si një shoqe të thjeshtë. Ajo névrikoset së tepërmi dhe me një jùstfikim të kótë, ngrihet e largohet që aty. Sapo del në oborr, e vetme, ajo shikon Dujgunë me Jaseminin. Vetëm për t’a mbajtur Dujgunë sa më larg Aliut, Jamuri génjen. Ajo i thotë se Aliu e ftoi në shtëpi me këmbëngulje të madhe, që t’a prezantonte me hallë Sulltanën.
Jamuri thekson se lidhja tyre po ecën me hapa të mëdha dhe kjo vërteton dashurinë e tyre. Duke u uruar çdo mbarësi në dashurinë e tyre dhe me zemrën e cópëtuar, Dujgu largohet. Sakaq, në anën tjetër tjetër ndodhet Jamani, i cili është fare pranë leximit të mesazhit të Idrisit në telefonin e Nanës por i ftuari i tij e thërret dhe ai nuk e lexon dot. Pas një bisede të gjatë pune, ato ulen për të darkuar por darkën e tyre do e ndërpresë një telefonatë emérgjente për mikun në fjalë, të cilin familja e lajmëron se nipi tij 7 vjeçar po péson një tjetër krízë.
Ai vendos të ndajë pròblemin e tij me Nanën, meqë ajo e ka rikthyer në normalitet Jusufin. Ajo e dëgjon dhe i jep këshillat e saj për rastin në fjalë, por e refuzon ftesën e tij për të qenë kújdestare e atij fëmije, pasi prioriteti saj është Jusufi. Pas largimit të tij, edhe Nana përgatitet për të dalë. Jamani i mbushur me dyshìme për të, e pyet ku po shkon dhe kur Nana tregon se do takohet me shoqen e quajtur Pinar, Jamani kujton një bisedë telefonike të asaj dite, ku Nana e refuzoi Pinarin për t’u takuar, ndaj i víhet nga pas, fshèhurazi.