Xhejlini shikon e tmèrruar varkën e bërë me letër që gjen në shtëpinë e shokut të saj më të ngushtë dhe menjëherë kujton çdo rast kur ka bërë biseda me Inxhin e strésuar. Në çdo herë që Inxhi ka qenë në strés, ka bërë një varkë me letër. Teksa përjeton ende atë shókim, Jektai vjen në shtëpi por Xhejlini largohet duke dhënë një jùstifikim të kòtë. Paralèlisht, Çinari del nga operacioni, shëndoshë e mirë. Dòktori jep làjmin e gëzueshëm tek Ilgazi dhe Metini dhe ky i fundit, kërkon të futet i pari në dhomën e të birit.
Me lòt në sy dhe i túrpëruar nga vetja, Metini kërkon falje. Ai ndihet shumë fàjtor që nuk e ka besuar të birin dhe që ai është në atë gjendje nga një àrmìk që Metini ka krijuar me punën e tij. Mes lótësh, ai kërkon shumë falje nga Çinari. Më pas i lë rradhën Ilgazit që të futet brenda në dhomë dhe së fundmi, kërkon që të qëndrojë ai gjatë natës në spítal. Ilgazi largohet nga spítali dhe mbërrin në shtëpinë e tij, ku do gjejë Xhejlinin në oborr duke e pritur, me lòtët që i rrjedhin rrëke.
Sapo e pyet çfarë ka ndodhur, Xhejlini qàn ende më shumë, ndaj ai e merr me përqafim që aty dhe e dërgon pranë një restoranti modest në lagje, për të darkuar sëbashku. Xhejlini tregon para tij bindjen e fortë që ka krijuar se Inxhi është vràrè në shtëpinë e Enginit dhe për këtë jep si arsye varkën që Inxhi bënte kur ishte në strès, ndërrimin e të gjitha mobilieve dhe aromën e djègies që mbante Jektai, për të cilin thotë se me siguri ka qenë duke djègur mobiliet e mëparshme.
Gjatë kohës që flasin, në shtëpinë e Enginit vijojnë të zhdùken prova të asaj nate, ndërsa Ilgazi e pyet Xhejlinin se për kë dyshòn nga ajo familje. Sipas Xhejlinit, nuk ka asnjë dyshìm se ka qenë Jektai, ndërsa sipas Ilgazit, mund të jetë edhe Engini. Sado që Xhejlini e kúndërshton prérazi, ai tregon se e ka gjetur Enginin duke përqafuar shallin e Inxhit e duke ia ndjerë aromën me sy të mbyllur, por Xhejlini ngulmon që e gjitha është nga malli që ai ndjen për shoqen e tij. Përtej të gjithave, Ilgazi e fton Xhejlinin të kalojë natën në shtëpinë e tij dhe ajo pranon.