Xhemreja qëndron pranë Ozanit për një kohë të gjatë, brenda në makinën e tij, ku i shpjegon se është mëse e bindur në dashurinë e tij të sinqertë dhe se as ai nuk duhet t’a dýshojë dashurinë e saj por përtej dashurisë së tyre, qëndron Gyneshi, më në krye se çdo gjë. Sipas Xhemresë, Gyneshi ka përjetuar shumë në fëmijërinë e saj dhe do vazhdojë të përjetojë konfuzime për shkak të divòrcit nga Çelebiu dhe bùrgosjes së tij, ndaj nuk do që t’i shtojë më tepër ngàtërresa në mendime. Për pak kohë, ajo nuk do e zyrtarizojë lidhjen me Ozanin.
Ozani shpreh vetëm mirëkuptim për vendimin e saj, gjë që Xhemreja e vlerëson së tepërmi. Gjatë asaj kohe, në shtëpinë e Ryjasë, shkon Çiçeku. Ajo kërkon të bisedojnë por qartazi duket sa e pànikosur është. Me kokën poshtë, ajo i kërkon t’a tërheqë pàdinë ndaj Iskenderit sepse ai nuk është vràsèsi i Kenanit. Ryjaja shòkohet por ende më shumë tmèrrohet kur ajo tregon se vendin e Kenanit ia ka thënë vetë Iskenderit, vetëm që ai t’a shpëtonte nga Çelebiu. Ryjasë nuk i ndalen lòtët pas rrëfimit të Çiçekut, që e quan tràdhtare dhe e dèbon nga shtëpia.
Në ato momente, Omerit i troket në shtëpi Zejnebi. Ajo është futur në dyqanin e tij, nga ku ka marrë unazën me të cilën ai ka dashur t’i propozonte dikur dhe tani i kërkon llogari për atë unazë, por Omeri ia humbet shpresat, duke i thënë se nuk ka asnjë lloj kuptimi, se nuk e ka ruajtur në sirtar por e ka harruar aty. Ajo natë mbyllet me aq, ndërsa të nesërmen në mëngjes, Ryja shkon t’i përplàsë në fytyrë Çelebiut se ai është vràsèsi i babait të saj, më pas shkon pranë Iskenderit, për të pranuar se e beson që ai mund të mos jetë vràsèsi i të atit por është vràsès i shumë njerëzve të tjerë që vdìqën në rënien e zjàrrit ndaj duhet të dënòhet.
Megjithatë, pàdinë për të cilën ai mbahet i bùrgosur, ajo e tërheq. Sapo pàndehin që Iskenderi të lìrohet, një tjetër urdhër vjen nga pòlìcia, ekipi i të cilës ka gjetur kùfomën e Bylentit. Për vdèkjen e tij, Çelebiu bën denòncim dhe mban fàjtor Iskenderin me Çiçekun, ku të dy përfundojnë të arrèstuar. Gjithashtu, lìgësia e Çelebiut do vazhdojë të prekë edhe Xhemrenë. Ai e telefonon teksa ajo ndodhet në punë. Zëri i tij përtej telefonit mjafton për t’a frìkësuar atë por Çelebiu ia thotë edhe me fjalët e tij se ajo duhet të frìkësohet pasi hàkmarrja do jetë e pamëshìrshme.