Narini vijon t’a telefonojë Kemalin, por ai vijon të mos i përgjigjet. E shqètësuar për të, Narini e kalon gjithë natën në sallon duke e pritur, ku dhe do e zërë gjumi. Ndërsa Kemali e kalon gjithë natën në makinën e tij, pa vënë dot gjumë në sy. Në mëngjes, kur kthehet në shtëpi, Narini i del përpara për të biseduar, por më kòt, ai nuk pranon, edhe pse ajo e pyet drejtëpërdrejtë se çfarë pròblemi ka ai. Sado që Kemali e shmang, ajo i drejton dhuratën që ka marrë për të, një ditë më parë, një stilolaps të veçantë.
Kemali ia kthen mbrapsht, duke i thënë se ai nuk ka një të shkuar aq voluminoze dhe të fshèhtë, sa për të shkruar për të. Me aq fjalë, Kemali largohet, ndërsa Narinin e lë në frìkësim të madh. E panìkosur, ajo telefonon Erhanin për t’a pyetur se çfarë ka drèqosur tek Kemali por Erhani lìrisht betohet se nuk ka gisht në atë punë. Për më tepër, ai hèdh dýshimet tek Ajnuri. Edhe pse Narini bindet se duhet të ketë folur Ajnuri, ajo nuk e telefonon atë por i shkon nga pas Kemalit në zyrë, për t’u sqaruar.
Në zyrën e tij prej xhami në kompani, ai vetë dhe Narini shikon qartazi duke debàtuar dhe një ndër personat që i shikon dhe gëzohet shumë, është Erhani. Paralèlisht, vëllai i Kemalit, Hikmeti, takon për herë të parë Gylsymin. Rejhani i tregon asaj se Hikmeti është ura lìdhëse e tyre pasi ai ka qenë i pari që ka besuar se ajo nuk ka vdekur dhe ka mundësuar ribashkimin e tyre. Gjithë lumturinë që Hikmeti i jep Gylsymit, do ia marrë Xhavidana, sapo të ulen në sofrën e ngrënies së mëngjesit.
Xhavidana ka dëgjuar nga Nigari se për t’u vërtetuar nëse është motra, mjafton të bëhet një anàlizë ÅDN-je dhe këtë e kërkon me ngulm nga Emiri dhe Rejhani, duke e vënë si kusht nëse ato duan që Gylsymi të vazhdojë qëndrimin në atë shtëpi. Gylsymi largohet e ofènduar por Emiri i shkon nga pas dhe ajo e falenderon së tepërmi për gjithçka që po bën. Ndërsa Rejhani, edhe pse nuk e dýshon se ajo është motra e saj, sërish kërkon që ajo anàlizë të bëhet, vetëm për t’ia mbýllur gojën Xhavidanës.