Alpi shkon pranë Zejnebit për t’i treguar ecurinë e sëmùndjes që e ka zènë Aishenë dhe arrin t’a bindë Zejnebin se më e duhura për të gjithë, është që ajo të zhvendoset në çiflig, ku do gjejë rehati edhe për fëmijët, edhe për kujdesin ndaj Aishes që ka shumë nevojë për to, në këto ditë të vèshtira. Sëbashku me Sinanin që del nga spìtali, Zejnebi kthehet në çiflig. Nga sëmùndja, Aisheja nuk do e pranojë se është gjyshja e Sudes, në momentin që Zejnebi i kërkon t’a trajtojë veten ashtu siç është, si prònarja e asaj shtëpie.
Për t’a diskutuar atë situatë, Aisheja shkon pranë Sinanit, të cilin e pàndeh të jetë Sabriu i ndjerë dhe Sinani i jep përgjigjet që ajo dëshiron të dëgjojë. Ajo natë e fùrishme do mbyllet me aq por mëngjesi i të nesërmes do jetë ende më i fùrishëm pasi Sinani do lexojë në internet làjmin që tregon për letrën që i është gjetur Nilajit në shtrat, në momentin e vetvràsjès. Ajo është letra që Nilaji ia dedikoi emocioneve të dashurisë, gjë që bën që Sinani të ndihet aq kèq, saqë nuk qëndron dot në shtëpi.
Ai telefonon Emrenë, i cili e merr dhe me nxitim e dërgon pranë vàrrit të Nilajit, ku Sinani ka nevojë të thotë “më fal”. Emreja përpiqet t’a bindë Sinanin se përfundimi Nilajit nuk është fàji i tij dhe eprori i tyre gjithashtu do i thotë të njëjtën, si dhe shumë detaje të tjera që do ia lehtësojnë atij bàrrën e vdèkjes së Nilajit. Së fundmi, eprori tij e këshillon t’ia dijë vlerën familjes, e më pas largohet. Gjatë gjithë asaj kohe, bashkëshortja e Emresë, sëbashku me vajzën e Kadirit, Denizin, do vazhdojnë lojën e tyre.
Ato janë të vendosura që t’a zbulojnë màshtrimin e Osmanit, djaloshit që ka kërkuar njëherazi dorën e dy vajzave, duke qenë madje i shoqëruar nga nëna e tij. Fqìnjët e lagjes lajmërojnë Kadirin se në shtëpinë e tij po futen për të kërkuar dorën për fejesë por kur mbërrin Kadiri, ato janë larguar, ndërsa vajzat jùstifikohen duke thënë se kishin ngàtërruar shtëpi. Përtej tyre, bashkëshortja Kadirit Munevveri, si dhe Meltemi, do ngàcmojnë Zejnebin për rikthimin në çiflig, gjòja se po synon pasurinë e Sudes.