Jamani merr Jusufin dhe Nanën në makinën e tij dhe me nxitim i drejtohet spìtalit. Pasi e dòrëzon tek mjèkët e posaçëm, ai bisedon me Jusufin, i cili tregon një nga një se çfarë ka ndodhur që nga momenti që atë e rrèmbyèn. Jamani e dëgjon me vëmendje por mendjen e tij më së shumti e zë momenti kur Nana përçàrt thërret vëllanë e saj. Pasi përfundon bisedën me Jusufin, Jamani telefonon Xhengerin për t’i kërkuar që t’a marrë Jusufin prej aty. E gjithë familja gëzohet shumë për Jusufin por Ajnuri shtrèmbëron fytyrën.
Ajo nuk e pranon dot që Jamani të qëndrojë në spìtal për t’u kujdesur për Nanën, të cilën Ajnuri e akùzon si fàjtoren e atij rrèmbìmi. Xhengeri dhe të tjerët i kërkojnë të heshtë, por më kòt. Sakaq, gjatë asaj kohe, Nedimi shkon pranë Jamanit dhe teksa bisedojnë mbi situatën që kaluan, të dy bien dakord se pa Nanën, ai shpëtim nuk do ishte i mundur. Vetëm pak çaste më vonë, Nana zgjohet. Ajo gjen në dhomën e saj Jamanin, gjë që e çudit së tepërmi, ndërsa ai e pret me shumë pyetje.
E lodhur, Nana nuk i përgjigjet pyetjeve të tij por i thotë me gojën plot se ajo nuk bën asgjë që i bën dèm Jusufit. Në anën tjetër ndodhet Jamuri, e dashura e re e Aliut, që tanimë ka mësuar arsyen e vërtetë të bràktisjes së Dujgusë. Në një bisede të sinqertë me shoqen e saj, Jamuri thekson se Aliu do ribashkohej menjëherë me Dujgunë po të ishte në dijeni të së vërtetës, ndaj i duhet të bëjë çdo lloj gjëje, për t’a afruar Aliun ende më shumë pas vetes. Që atë ditë, ajo vendos t’a ftojë në një piknik.
Aliu fillimisht refuzon por kur futet në zyrë Dujgu, Aliu e pranon vetëm për inàt të saj. Gjatë piknikut, kòmisariati lajmëron të gjitha pàtrullat se ia ka mbàthur nga bùrgu një màfìoz që është arrèstuar së fundmi dhe nga shokët e qèlisë, kanë mësuar se ai ka dalë vetëm për t’u hàkmarrë ndaj personave që e futen brenda. Aliu kujton që personi që mundësoi arrèstimin e tij është Dujgu, prandaj nxiton për tek ajo, duke e lënë Jamurin të vetme dhe duke mbërritur pranë Dujgusë në momentin që atë po e sùlmonin.