PENDIMI/ Ahmeti fàjëson Zejnebin për situatën e saj me Sinanin

Zejnebi do mbetet e vetme pas largimit të Sinanit, por jo për shumë kohë, pasi pranë saj do shkojë Ahmeti, për të vizituar fëmijët. Ai mëson çfarë ka ndodhur mes tyre dhe pa fàjësuar Zejnebin, i jep të drejtë Sinanit, pasi kujton nga vetë martesa e tij me Zejnebin, faktin që ajo kërkon që gjatë gjithë kohës, me patjetër, partneri t’ia shprehë dashurinë aq shumë sa ajo do. Zejnebi e pranon por biseda tyre merr fund kur fëmijët u shkojnë pranë. Paralèlisht, një tjetër çift do pèsojë një krìsje të madhe.

Ai është çifti “Fulja dhe Emre” ku ky i fundit, nuk do i thotë asgjë Fuljës mbi Osmanin, derisa e ndjèk nga pas dhe i zè të dy në një restorant. Emre i vendos pràngat Osmanit, duke e dòrëzuar në pòlici për màshtrimet që ai bën prej kohësh, ndërsa me Fuljën nuk flet aty, por i kërkon t’a presë në shtëpi. Fulja e pret me lòt në sy dhe sapo ai vjen, i shpjegon situatën. Emreje e dëgjon me shumë kèqardhje dhe zhgènjim njëherazi, duke thënë se tanimë është bindur se ajo ka varèsi ndaj adrènalinës.

Sipas tij, Fulja nuk do heqë kurrë dorë nga màrrëzitë që i japin adrènalinë, ndaj dhe largohet nga shtëpia, për të shkuar pranë Sinanit, në shtëpinë e Munevverit. Kjo e fundit, teksa u jep atyre këshilla martesore, merr për vete një mesazh nga një numër i panjohur që i tregon restorantin ku ndodhet në ato momente Kadiri, me një grua tjetër. Munevveri bashkë me djemtë nxitojnë për në atë restorant, pa e ditur se atë mesazh ia ka dërguar vetë vajza e Kadirit, Denizi, me qëllimin që Munevveri të shkojë pranë tij dhe të rikrijojnë komunikim.

Ndryshe nga skàndali që Denizi priste që Munevveri të bënte, ajo e fotografon Kadirin me gruan tjetër dhe para vëllasë së saj e Emresë, tregon se çfarë do bëjë me paratë që do përfitojë nga divòrci me Kadirin. Ato e shikojnë mëse të habitur, por të lumtur që ajo nuk po krijon skàndal, nuk e ngàcmojnë më tepër. Që aty, ato kthehen në shtëpi, ku në oborr do gjejnë Fuljën që kërkon të flasë me Emrenë por Emreja vijon t’a refuzojë. Ai largohet dhe Fuljën e lë nën shoqërinë e Sinanit, i cili tenton të bëjë rolin e palës ndërmjetëse.