Flakët e fatit/ Ryja dèbon Çiçekun nga dasma saj

Ryja dhe Omeri vazhdojnë me përgatitjet e tyre për dasmën e shumëpritur por të dy bëjnë nga një ftesë, fshèhurazi nga njëri tjetri. Ryja telefonon Serkanin për t’i thënë se do donte t’a kishte pranë në një ditë aq të madhe për të, por Serkani nuk i premton se do i bashkohet, sado që është i lumtur për lumturinë e saj. Ndërsa Omeri, telefonon Çiçekun, për t’i kërkuar të lërë mënjanë çdo gjë, qoftë edhe refuzimet e Ryjasë, por të jetë pranë saj në ditën e tyre më të lumtur, që nuk përsëritet dot dy herë.

Çiçeku e falenderon shumë për ftesën dhe shpreh edhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e atij gëzimi. Në mbyllje të asaj telefonate, Çiçeku dëgjon Hyljën në një telefonatë të dýshimtë, ku ajo po prenoton një jaht. Dýshimet i lindin lìdhur me Çelebiun, por me Iskenderin ndan vetëm informacionin e jahtit. Iskenderi çuditet së tepërmi dhe pa e ditur, shton dýshimet tek Çiçeku kur i thotë se diçka e tillë është e pamundur pasi nëna e tij ka shumë frìkë nga deti dhe asnjëherë nuk pranon të udhëtojnë në rrugë ujore.

Me dýshimet e saj mëse të theksuara, Çiçeku shkon pranë Ryjasë. Ajo i betohet se ka diçka me shumë rëndësi për t’i thënë por Ryja e refuzon, duke mos e dëgjuar fare gjënë me rëndësi që ajo dëshiron t’i tregojë. Por Çiçeku nuk ndalon. Ajo shkon pranë Xhemresë, që ndodhet në ato momente në punë me Zonjën dhe u tregon atyre atë që donte t’i thoshte Ryjasë. Xhemresë thuajse i bie një bòmbè mbi kokë dhe pa humbur fare kohë, nxiton për tek kòmisari i pòlìcisë, për t’i treguar atë që ka dýshuar Çiçeku por edhe për të kërkuar mbrojtje.

E vetmja rrugë që ai shikon si efikase, është përndjèkja e Hyljasë, për t’a parë se ku po shkon ajo. Hylja, atë mbrëmje, i drejtohet vendit ku është fshèhur Çelebiu por nuk shkon dot, pasi e vëren se po e ndjèkin. Sakaq, atë mbrëmje do jetë edhe dasma e Ryjasë me Omerin. Zejnebi dhe Çiçeku e ndjèkin nga xhami i lokalit por Çiçekun e merr brenda Zonja, me shumë këmbëngulje. Ashtu si Tomrisi, edhe Ryjaja refuzon t’i flasë dhe madje i kërkon të largohet por Omeri me Xhemrenë e mbajnë me patjetër aty.