Flakët e fatit/ Çiçeku nis të dýshojë se Çelebiu jeton ende

Ryja dhe Omeri vazhdojnë me përgatitjet për dasmën e tyre dhe fshèhurazi nga Ryjaja, Omeri e telefonon edhe Çiçekun, duke i thënë se nuk duhet të presë për ftesën e Ryjasë për atë dasëm, por duhet t’i shkojë me patjetër, sepse janë motra. Çiçeku e falenderon shumë dhe mbyll telefonatën, për të dëgjuar një telefonatë të Hyljës, në atë çast. Hylja prenoton një jaht, gjë që Çiçeku ia thotë edhe Iskenderit. Ky i fundit, mendon që Çiçeku e ka dëgjuar gàbim, sepse thotë që nëna e tij e ka fòbi detin dhe asnjëherë nuk e zgjedh atë rrugë, kudo që dëshiron të shkojë.

Hylja në ato momente po përgatit arràtisjen e të birit, Çelebiut, fshèhurazi nga të gjithë. Çiçekut ndërkohë, i lindin dýshimet se Çelebiu mund të mos ketë vdèkur. Ajo nxiton për tek Ryjaja që t’ia tregojë dýshimin që i ka lindur por Ryjaja nuk pranon as t’a dëgjojë tek flet. Pasi Ryja ia mbyll derën në fytyrë, Çiçeku shkon pranë Xhemresë që ndodhet në punë me Zonjën dhe me një frymë, u tregon se çfarë po dýshon. Làjmi bie si bòmbè tek Xhemreja, e cila zgjedh që làjmin t’a ndajë me kòmisarin e pòlìcisë.

Zgjidhja më efikase që ai mendon, është që t’i vìhen nga pas Hyljës, me bindjen e madhe se nëse Çelebiu jeton, e gjitha është falë nënës së tij. Hylja i drejtohet vendit të Çelebiut por e vëren që po e ndjèkin dhe ndryshon drejtim. Ndërkohë, përgatitjet për dasëm vazhdojnë dhe Ryjaja e fton edhe Serkanin, i cili e falenderon por nuk premton dot se do jetë në atë gëzim të saj. Dasmën e saj me Omerin, Zejnebi do e ndjèkë nga xhami i lokalit, ashtu si Çiçeku, derisa Zonja e vëren Çiçekun dhe e fton brenda me patjetër.

Ryjaja nuk e pret aspak mirë ardhjen e Çiçekut dhe madje i kërkon të largohet por Omeri ndërhyn sëbashku me Xhemrenë dhe e mbajnë me patjetër. Megjithatë, edhe pse në një ditë gëzimi, Çiçeku nuk e fshèh dot trìshtimin që i ka shkaktuar Ryjaja me sjelljen e saj. Ajo thotë se nuk do e besonte kurrë se do e fshìnte kaq lehtë nga jeta saj dhe se do ishin motra, pavàrësisht çdo lloj pèngese që do u dilte përpara. Xhemreja e qetëson, e fton pranë vetes dhe në qetësi, gëzojnë për martesën e Ryjasë me Omerin.