Sinani shikon në rrjète sòciale fotografitë që shpërndan Ahmeti me Zejnebin dhe fëmijët, gjë që e bën të ndjejë xhelòzi, derisa motra e tij Munevveri, i kujton Sinanit se Ahmeti ka tre fëmijë nga tre gra të ndryshme dhe nuk është një person për t’u pasur zíli. Gjatë kohës që ato flasin, Kiraçi për të cilin ka filluar të mendojë Munevveri, lë takim me Denizin, për të cilin ai ka pëlqim shumë të madh dhe reciprok. Për t’u mundësuar atyre takim në një orar të vonë, Fulja ndërhyn tek Kadiri.
Ajo e merr Denizin në shtëpinë e saj për të kaluar një natë, me jùstifikimin se ka mbetur vetëm dhe Denizi e shfrytëzon për të dalë me Kiraçin. Në përfundim të atij takimi që shkon më së miri, Kiraçi i rrèmbèn një puthje Denizit, pa e ditur se në ato momente, Munevveri po shikon me admirim fotografitë e tij. Po atë natë, në anën tjetër, Ahmeti lajmëron Arzunë me një mesazh se po shkon në pushime me fëmijët e tij dhe i premton se me t’u rikthyer në qytet, ato do e celebrojnë dashurinë e tyre me martesë.
Të nesërmen në mëngjes, ato nisen për pushime por në shumë gjëra, Ahmeti tregon se nuk ka shumë eksperiencë me nevojat e fëmijëve. Xhani, i frùstruar që babai i tij pret fëmijë nga Arzuja, e irònizon dhe i sugjeron të mësojë sërish se si është të kesh fëmijë. Ahmeti i kalon me sportivitet të gjitha komentet e Xhanit dhe fokusohet në shijimin e pushimeve, ndërkohë që Zejnebi ndodhet në krye të punës, bashkë me Meltemin. Kjo e fundit, tanimë është e bindur në pëlqimin që ka krijuar Munevveri për Kiraçin.
Vazhdimisht, kur i shikon bashkë, ajo u shkon pranë dhe e ngàcmon Munevverin sapo Kiraçi largohet. Madje, Meltemi i jep shumë kurajo dhe e nxìt drejt personit për të cilin po e rrèh zemra, edhe pse Munevveri nuk e pranon para saj diçka të tillë. I njëjti person, Kiraçi, po ndryshon rràhjet e zemrës edhe tek Denizi. Tanimë pëlqimi i tyre është zyrtarizuar me një puthje në buzë, që Denizit ia ka marrë aq shumë mendjen saqë edhe babai i saj Kadiri e vëren që ajo nuk është si përherë. Madje, ai e pyet çfarë po ndodh me të por Denizi nuk i tregon.