Denizi shkon pranë Munevverit për të parë Kiraçin me të cilin ajo punon por si jùstifikim gjen përgjèrimet që Munevveri të mos ndahet nga babai i saj. Munevveri i përgjigjet në formë të prèrë, se tanimë ka marrë fund martesa tyre dhe për më tepër, thotë që dashuron dikë tjetër por nuk i tregon gjë më shumë. Pas largimit të Denizit nga shkolla, Munevveri çuditet së tepërmi nga Meltemi dhe madje bëhet xhèloze që e shikon atë pranë Kiraçit. Teksa i vështron nga xhami, në telefonin e Kiraçit vjen një mesazh.
Emri në ekran shkruan “Deniz” dhe Munevveri fillimisht nuk e mendon aspak që mund të jetë Denizi që njeh ajo por me shpejtësi krahason numrin e telefonit nga rregjistri i saj dhe kupton se Denizi dhe Kiraçi kanë filluar diçka me njëri tjetrin. Pa i thënë gjë njeriu, që aty, Munevveri shkon pranë Kadirit, për t’i përmendur divòrcin që duhet kryer. Kadiri i betohet se nuk do ia vështìrësojë fare atë proces por do e pranojë menjëherë, ndërsa Munevveri shton faktin se ajo do i marrë shumë atij nga pasuria.
I çuditur, Kadiri shikon fotografitë që ajo ka bërë me telefonin e saj, me të cilat pretendon të vërtetojë një tràdhti por Kadiri ia shùan ëndrrat duke i thënë se ka dèshmitarë që mund t’a vërtetojnë se ato nuk kanë qenë me të vërtetë të martuar sepse ajo më së shumti ka qëndruar në shtëpinë e saj dhe asnjëherë nuk kanë fjetur bashkë. Ajo largohet për në shtëpi, ku do shkojë edhe Fulja për t’u pajtuar me Emrenë pasi është shtatzènë por ai nuk e lejon fare të flasë. Ajo largohet por shumë shpejt, shtatzènia saj do mësohet nga të gjithë.
Denizi i përplàs Emresë të vërtetën në fytyrë për t’a fàjësuar që nuk e ka lënë Fuljën të flasë por ai dhe Sinani me Munevverin, gëzohen pafund. Menjëherë Emreja shkon pranë Fuljës por tani Fulja nuk e pranon fare në shtëpi. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Ahmeti me fëmijët, të cilët ngècin në një vend pa sinjal. Nata bie dhe Ahmeti vetëm me Xhanin hapin temën e Arzusë. Xhani humbet torùan kur mëson se Arzu është shtatzènë dhe e ofèndon të atin, aq sa ai e qèllon me shùplakë por menjëherë pas asaj shùplake, Ahmetin e shtrëngon zemra dhe bìe pa ndjenja.