Jamani ka mësuar nga Jusufi se Nana ka pasur përherë ëndërr për të shkuar në Kapadokja me vëllanë e saj dhe për t’a falenderuar për gjithçka që bëri për Jusufin, Jamani ia realizon atë ëndërr. Nana ndërkohë futet në zyrën e tij për të kontrolluar për ndonjë informacion dhe Jamani e zè aty, në momentin më të paprítur. Duke pasur besim tek ajo, Jamani e beson génjeshtrën se ajo po kërkonte fleta të bardha për të pikturuar me Jusufin. Për më tepër, ai i drejton biletën që ka marrë për të dhe i tregon përse po ia bën atë dhuratë.
Nana emocionohet ndërsa Ajnuri që i përgjòn nga dera, irrítohet e tëra. Megjithatë, Nana refuzon, duke thënë se gjendja e Jusufit është më parësore dhe ai ka nevojë për të. Jo shumë çaste më vonë, Nana del nga shtëpia me një jústifikim jo të vërtetë, pasi e vërteta është që do takohet me Idrisin. Ky i fundit i jep një përgjùes për t’a vënë në zyrën e Jamanit që të mësojnë se ku ndodhet Zijai dhe Nana pranon. Asnjëri nuk e vëren se ato po i vëzhgon nga larg Ajnuri, e cila edhe i fotografon.
Sapo kthehet në shtëpi, Nanës i del përpara Ajnuri, e cila e ballafaqon me foton që u ka bërë, duke nxjerrë në pah se ajo po génjente. Nana shòkohet e tëra, veçanërisht kur Ajnuri pándeh se ajo po flirton edhe me Jamanin edhe me Idrisin për të “zènë” një bashkëshort të pasur. Sado që Nana i betohet se asnjëra nuk është e vërtetë, Ajnuri nuk heq dorë nga hamendësimi saj dhe i vendos kusht që t’i rrijë larg Jamanit, nëse nuk do që t’ia tregojë atij foton për t’i vërtetuar se ajo po génjente kur doli nga shtëpia.
Në anën tjetër ndodhet Aliu me Jamurin. Dujgu i dëgjon rastësisht teksa Aliu i kujton se që nga fillimi i ka treguar se lidhja tyre nuk do ishte asnjëherë serioze dhe ajo sërish ka pranuar. Jamuri irrítohet dhe fillimisht gjen formën për të fshírë pamjet filmike që zotëron tanimë Dujguja. Pasi i fshìn, ajo krijon situatën për t’u gjendur para Dujgusë duke qarë për lidhjen me Aliun që po i mbaron por e shókon Dujgunë kur e gènjen duke i thënë se tani është shumë vonë për një ndarje mes tyre pasi ato kanë shkuar me njëri tjetrin.