Çiçeku dhe Ryjaja qëndrojnë përballë njëra tjetrës, duke diskutuar një temë të ftohtë po aq sa të ashpèr, pasi Çiçeku thotë tanimë se ka kuptuar që Ryjaja e konsideron atë si motrën e saj, vetëm kur Çiçeku i bindet në çdo fjalë dhe në një moment të kùndërt, ajo e mohon. Ryja përpiqet t’a bindë se ajo po gàbohet por Çiçeku nuk e lejon të flasë. Hapurazi dhe pa u frìkësuar, tani ajo i thotë se e ka falur Iskenderin për djègien që i ka shkaktuar dhe se përtej të gjithave, ka rënë edhe në dashuri me të.
Pas atyre fjalëve, Çiçeku largohet dhe Ryja nuk flet dot. Në ato momente, Iskenderi ndodhet përballë kòmisarit në pòlìci, duke bërë deklaratën e tij, në të cilën pranon çdo lloj akùze që i është bërë por edhe sqaron se rënien e zjàrrit e ka planifikuar për pas largimit të njerëzve, se nuk ka synuar kurrë vràsjèn e dikujt. Iskenderi nuk kërkon as avòkat mbrojtës por kërkon të gjýkohet sa më shpejt e të caktohet fati i tij. Paralèlisht, vëllai i Iskenderit, fillestari i çdo gjëje, ndodhet në spìtalin e shëndetit mendor.
Si të mos mjaftonte gjithë gjendja në të cilën ai ra, ai tmèrrohet kur mëson se infèrmierja që po kujdeset për të në spìtal, është nëna që e ka sjellë në jetë e më pas e ka bràktisur në koshin e mbèturinave. Sakaq, personi që i shpëtoi Çelebiut, Xhemreja, tani po kujdeset edhe për shpëtimin e të tjerave që ndodhen në pozitën në të cilën ajo ndodhej deri vonë. Gratë e dhùnuara dhe fëmijët e tyre të vùajtur, gjejnë strehë jo vetëm tek Xhemreja përkohësisht, por edhe tek Tomrisi, e cila bën një dhurim të madh.
Tomrisi dhuron nga pasuria e saj një godinë të madhe, ku do strehohen gratë dhe fëmijët që vijnë nga dhùna e burrave të familjes. I vetmi person që nuk pranon të marrë gjë nga pasuria e Tomrisit, është Çiçeku. Ajo kërkon të fitojë çdo gjë me djersën e saj, nga e para. Brenda asaj dite që merr një vendim aq të madh, Çiçekut i del përpara Arzuja. Edhe pse ndihet xhèloze që Iskenderi dashuron Çiçekun dhe jo atë, ajo sërish lùftòn për lumturinë e Iskenderit, ndaj i kërkon Çiçekut që t’ia rrëfejë Iskenderit nëse e dashuron atë, sepse ka nevojë më shumë se kurrë për atë lloj kurajoje.