AMANETI/ Nana bie në kúrthin që është përgatitur për Jamanin

Nana me Jusufin dhe Jamanin, vijojnë të jenë në fermë, pranë kuajve. Në një moment kur Nana ndodhet e vetme, ajo vendos të futet brenda një vendi ku shpreson të gjejë ndonjë gjë lidhur me Jamanin, që t’a nxjerrë atë fàjtor e të hàkmerret ndaj tij, por e paprìtura ndodh, sepse personi që Idrisi ka dërguar për të futur në kúrth Jamanin, fut gábimisht Nanën në atë kúrth. Vendi ku Nana futet për të kontrolluar, ka brenda një gjàrpër hèlmues të vënë nga njerëzit e Idrisit, me qëllim hèlmimin dhe vràsjèn e Jamanit.

Nana tmérrohet e tëra kur e shikon në tokë gjàrprin dhe nuk di si të reagojë por në ndihmë i shkon Jamani, i cili futet brenda dhe e zè gjàrprin me dorë. Nga prónari i fermës, ato mësojnë se prej shumë e shumë vitesh, në atë zonë nuk ka pasur gjàrpërinj dhe se është mëse e çuditshme dhe e pashpjegueshme kjo që sapo ndodhi. Nana e dyshòn se mund të ketë lidhje me Idrisin, prandaj e telefonon atë sapo kthehen në shtëpi. Idrisi ndërkohë, çméndet kur mëson se njeriu që ka dërguar për atë kúrth, ka futur Nanën në vend të Jamanit.

Në telefonatën mes tij dhe Nanës, kjo e fundit léndohet kur ai i thotë se me këtë heróizëm me të cilin po e prezanton Jamanin për çfarë bëri, ajo e paska harruar vëllanë e vdèkur, Azizin. Nana léndohet aq shumë, saqë del në ballkon dhe teksa flet me vete, Jamani e dëgjon duke thënë se është shumë e véshtirë të jetosh në atë shtëpi. Jamani i irrítuar, i kujton se askush nuk e mban me fórcë dhe se ajo nuk është e pazëvëndësueshme, ndaj mund të largohet kurdo që dëshiron. Në anën tjetër ndodhet vëllai i Jamanit, Aliu.

Semraja nuk i tregon atij asgjë për Jamurin, dhe në të njëjtën formë vepron edhe Dujgu, edhe pse e dëgjoi Jamurin tek i rrëfente në telefonatë shoqes së saj, gjithçka që bëri. Ajo natë kalon me aq, por mëngjesin e të nesërmes, në punë, Dujgu nuk qëndron dot pa i treguar çdo gjë Aliut. Dujgu rrëfen para tij të vërtetat që Dujgu ka shtrémbëruar, se nuk i është futur hàjduti në shtëpi dhe se ajo i ka treguar çdo gjë qëllimisht nënës së saj, por Aliu nuk e beson pa prova dhe e quan xhelòze.