Narini shkon rastësisht në dhomën e saj, kur shikon Kemalin duke fjetur. Për t’ia bërë sa më surprizë rikthimin e saj, ajo vendos të shtrihet pranë tij, që t’a shikojë menjëherë sapo të zgjohet. Kemali zgjohet, shikon Narinin por mendon se po i bëjnë sytë. Kur e kupton se prezenca saj është e vërtetë, ai çméndet nga lumturia, por përbrenda. Në pamje të jashtme, ai i lejon vetes vetëm një buzëqeshje të lehtë. Narini qëndron përballë tij duke iu betuar me buzëqeshje se do ia fitojë faljen për çfarë janë gríndur dhe nuk kanë folur prej kohësh, ndërsa Kemali e quan atë të çmèndur.
Pasi zbret në sallon, Kemali takohet me Ojën dhe Shehrijen. Të dyja e vërejnë fare lehtë se sa i lumtur është Kemali por megjithatë, Kemali bën maksimumin që të mos dallohet. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet djali i Shehrijes, Seferi, i cili para gjithë familjes së Hikmetit, tregon se unazën që i humbi Xhavidanës, e kishte vjèdhur Nigari. Ai falenderon Rejhanin që i dha Nigarit një mundësi të dytë por tani që ka humbur edhe várësja, si Seferi, ashtu edhe gjithë të tjerët besojnë që e ka vjèdhur Nigari.
Nigari ndërkohë mbýtet në lòt dhe betohet se nuk ka gisht në atë gjë, për të cilën është në dijeni të së vërtetës vetëm Xhavidana me Gylsymin, dhe Hikmeti që nuk flet dot. Xhavidana shpreson që përveçse do shpëtojë nga Nigari, ajo do mundësojë edhe që Rejhani me Emirin të grínden, për shkak të vjèdhjes që ka mbuluar Rejhani. Por, nuk ndodh siç Xhavidana shpreson. Emiri jo vetëm që e mirëkupton Rejhanin por edhe ndihet kèq për gjithë përjetimin e situatës që po ndodh nga ana e saj.
Ai i kërkon të qetësohet, por më kòt, Rejhani po e përjeton shumë réndë. Ndërkohë që Nigari ndodhet para Melikesë duke thënë se do preferonte të vdíste e të mos e përjetonte të njëjtin túrp nga Rejhani, kjo e fundit e thërret pranë vetes dhe me kèqardhje shumë të madhe, ajo i kërkon të ndahet nga puna. Seferi e pranon menjëherë ndërsa Nigari mes lótësh, sërish thotë se është e pafàjshme. Para se të largohen nga shtëpia, Emiri i ofron punë Seferit në kompani si shofer por ai ndihet shumë i túrpëruar dhe nuk pranon.