Flakët e fatit/ Çiçeku i bën një premtim Iskenderit

Prònarja e Xhemresë, Zonja, largohet në heshtje, pa i thënë askujt se atë ditë del ish bashkëshorti saj nga bùrgu dhe ajo do hàkmerret për vajzën që i ka vràrè. Por, Xhemreja e kujton datën e daljes së tij dhe duke mos e parë gjëkundi Zonjën, i drejtohet menjëherë bùrgut nga ku do dalë ish bashkëshorti saj. Sëbashku me Ozanin, Xhemreja mbërrin para Zonjës dhe ish bashkëshortit të saj, në momentin kur Zonja nxjerr àrmèn nga çanta saj, për t’a vràrè atë. Ai është penduar për çfarë ka bërë dhe për këtë kërkon pa ndalim që Zonja t’a vràsè.

Xhemreja arrin t’a bindë që të mos bjerë prè e tij dhe sëbashku, kthehen, duke mos e lejuar Zonjën që të bëhet vràsèse. Kur kthehen në lokal, Uzuni e përqafon dhe ia mbush zemrën duke thënë se Zoti ia ktheu nënën shëndoshë e mirë. Paralèlisht, Ryjaja shkon të takojë Çiçekun që ka filluar punë si edukatore. Ajo po bën atë që din të bëjë më së miri, të kujdeset për fëmijët por me krenari, këtë po e bën pa ndihmën e askujt. Ryjaja shkon për t’i kërkuar që të jenë si më parë, ndonëse thekson se nuk e di si do ndihet kur ajo do jetë krah Iskenderit.

Pasi përfundon punën për atë ditë, Çiçeku shkon të takojë Iskenderin. Ajo i tregon se ka bërë kërkime për rastin e tij dhe ekziston mundësia që ai t’a vazhdojë dënìmin me arrèst shtëpie. Para tij, ajo pranon dashurinë që ndjen për të dhe i premton se do e presë. Në po ato momente, edhe Xhemreja pranon të martohet me Ozanin. Frìka e saj zhdùket, dasma dhe celebrimi bëhen dhe ato jetojnë lumturinë që meritonin prej kohësh. Personi që e ka pènguar deri atë ditë lumturinë e tyre, përkèqësohet ende më shumë.

Infèrmiereja që është nëna e tij, ka qenë asgjë tjetër veçse një ilùzion për Çelebiun, i cili duke e ndjèkur atë, ka arritur të hìdhet nga një kat i lartë i spìtalit. Çelebiu paralìzohet tòtalisht dhe në shtratin e tij nga ku nuk lëviz dot, ai shikon në televizor Xhemrenë që vazhdon të bëjë thirrje për mbrojtjen e grave. Një tjetër dashuri duket se do përjetojë etapën më të bukur. Ryjaja i jep làjmin e bukur Omerit, se është shtatzènë, ndërsa Tomrisi i jep làjmin e shumëpritur Altinit, se është gadi t’a kalojë jetën me të.