Në familjen e Emirit të gjithë po merren me tèlashin e dasmës, përveç nënës së tij, që përpiqet të gjejë skùta për të folur me dòktorët e Xhemresë, pasi gjendja e saj është si mos më kèq, në kòma. Ndërkohë të tjerët përkujdesen për modelin e flokëve dhe màkjazhin e Rejhanit por Emiri nuk qëndron dot aq gjatë larg saj, ndaj e rrèmbèn Rejhanin dhe largohet me të nga shtëpia, derisa të vijë orari i dasmës. Ai nuk i tregon njeriu ndaj të gjithë meràkosen, derisa shoku i tij Zaferi tregon se ku janë ato.
Rejhanin e dërgon Emiri në një jaht të familjes së tyre, ku e pret edhe me një surprizë tjetër dhe me një tur me të, për aq kohë sa kanë në dispozicion. Rejhani vazhdimisht i sugjeron që të kthehen sepse të gjithë janë organizuar për dasmën e tyre dhe nuk duhet të shkojë asgjë kèq, por Emiri ka një bindje të madhe se çdo gjë do shkojë siç duhet dhe ato mund t’ia lejojnë vetes një lùks të tillë, për të përjetuar adrènalinë më shumë në ditën e dasmës së tyre. Së paku Zaferi lajmëron dhe tanimë ato nuk janë më të mèrakosur për ato të dy.
Në anën tjetër ndodhet Kemali me Narinin. Kjo e fundit, do surprizohet së tepërmi nga Kemali, i cili zgjat duart drejt saj me një kuti të madhe, brenda të cilës ka një vàrëse që vezullon më tepër se çdo gjë që Narini ka parë ndonjëherë në jetën e saj. Ajo mrekullohet e tëra, jo vetëm nga vàrësja, por edhe nga Kemali që thotë se atë vàrëse e meriton sepse pavàrësisht martesës së tyre fàlse, pozicioni saj në atë shtëpi nuk është aspak fàls. Ai e përlòt duke i thënë se familja tij nuk do jetë kurrë e plotë pa të.
Narini e falenderon por gjithashtu e refuzon, duke thënë se është e tepërt, pasi ajo çdo gjë e ka bërë vetëm sepse e ka ndjerë për t’a bërë në atë formë. Kemali e mirëkupton por edhe ngulmon. Ai i shkon nga pas duke i theksuar se Masalli nuk është një fëmijë i lehtë për t’u afruar me njerëzit dhe fakti që Masalli është afeksionuar aq shumë pas saj, është tregues i mjaftueshëm se sa rëndësi ka ajo në jetët e tyre, ndaj ia riofron vàrësen, duke i thënë se ajo duhet t’a marrë për hir të Masallit. Kemali e lë aty, duke i thënë se s’do e marrë mbrapsht, edhe sikur ajo t’a hèdhë në mbèturina.