PENDIMI/ Zejnebi lìrohet nga bùrgu dhe ndèshkon Meltemin

Sinani dhe Arzuja arrijnë të gjejnë vendin ku po fshìhet Zaferi prej kaq shumë ditësh. Atë e gjejnë në gjendje të dèhur por mjaftueshëm në rregull sa për të kuptuar se çfarë ka bërë, çfarë duhet të bëjë dhe çfarë e pret. Zaferi largohet që aty nèn shoqërimin e tyre, rrëfen gjithçka në pòlìci dhe një javë më vonë, Zejnebi lìrohet nga bùrgu, shëndoshë e mirë, pa pësuar ndonjë gjë tjetër. Gjithashtu Sinani, për shkak të asaj situate që krijoi vetëm për të shpëtuar Zejnebin, jep dòrëheqjen.

Ai e pranon se e ka kèqpërdorur profesionin dhe besimin që i është dhënë, ndaj heq dorë prej tyre e madje është i gatshëm të bëjë edhe bùrg, por askush nuk e pranon diçka të tillë. Sinani për më tepër dòrëzon Arzunë në pòlìci, pasi ajo tentoi t’a vrìstè atë me një àrmè të cilës fatmirësisht, Sinani ia kishte hequr plùmbat para se t’a linte në dollap. Duke qenë se ajo thèu marrëveshjen mes tyre dhe e tràdhtoi, edhe Sinani e dòrëzoi në pòlìci. Sakaq, në ditën e parë që Zejnebi kthehet në shtëpi, ajo bën një hap të madh.

Zejnebi jo vetëm që urdhëron që Meltemi të mbledhë plaçkat e të largohet, por para se të largohet, ajo e dhùnon atë, duke e rràhur, siç ka dëshiruar të bëjë përherë që prej ditës kur ka mësuar për tràdhtinë e saj me Ahmetin. Meltemi nuk ankòhet gjëkundi, vendos syzet për t’u mbuluar dhe largohet vetë nga shtëpia, bashkë me vajzën e saj. Ditë të tëra kalojnë dhe Zejnebi nuk takohet fare me Sinanin sepse ai është zhdùkur sërish pa gjurmë. Pas shumë ditësh që ai i lë të gjithë të shqètësuar, kthehet dhe shkon pranë Zejnebit.

Zejnebi, pavàrësisht falenderimeve dhe mirënjohjes që ka ndaj tij dhe mbi të gjitha, pavàrësisht dashurisë që ka për të, ajo sërish vendos se gjëja më e shëndetshme për pikën ku ka arritur marrëdhënia tyre, është që të ndahen. Zejnebi sqaron se nuk është e gatshme që të kalojë jetën me një person që zhdùket pa gjùrmë kaq shpesh, me mision të profesionit apo vendim personal. Për shòkimin e madh të Zejnebit, Sinani thotë se ajo sapo e shpëtoi nga një bàrrë e rèndë pasi prej kohësh ka dashur t’ia thotë dhe nuk ka pasur guxim.