AMANETI/ Dujgu mëson màshtrimin e Jamurit

Aliu nuk i heq dot nga mendja fjalët e Dujgusë kur ishin në shtëpinë e tij dhe ajo pëshpëriti se do donte të mos kishte shkuar në atë gjendje situata e tyre. Pasi vendos të dëgjojë zërin e zemrës, ai e telefonon Jamurin për t’a ftuar në një drekim, ku pretendon t’i tregojë se nuk do t’a vazhdojë më lidhjen e tyre, që prej kohësh nuk po ec dot. Jamuri e ka dëgjuar kur ai i rrëfeu Vollkanit se do ndahej nga ajo, prandaj i del punës para, duke vendosur të përdorë zemërbutësinë e Aliut. Në atë drekim, ajo flet e para.

Gjòja mes lòtësh, ajo thotë se brenda pak ditësh është përvjetori i vdèkjes së nënës dhe babait të saj, ndaj do donte të shkonin sëbashku për vizitë tek vàrret e tyre, duke theksuar se ai është njeriu më i rëndësishëm që ajo ka tani në jetë. Aliu nuk ia thotë dot për çfarë e ftoi në atë drekim, ndaj vetëm aprovon kërkesën a Jamurit. Por, brenda fare pak çastesh pasi kthehen në punë, Jamuri aksídentalisht rrëzòhet para Dujgusë. Dujgu e dërgon në spítal për të mjékuar këmbën dhe përtej derës, dëgjon një bisedë shokùese.

Dóktoresha e pyet Jamurin nëse është shtatzènë, sepse i duhet t’a dijë në bazë të recetës që do i japë dhe Jamuri përgjigjet duke thënë se nuk është shtatzènë. Sapo dòktoresha largohet, Jamuri futet në dhomë, e qèllon me shúplakë dhe betohet se do i tregojë menjëherë Aliut çdo gjë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, që e falenderon Jamanin për faktin që e shpëtoi, duke theksuar se është e vetdijshme që ai e shpëtoi vetëm për hir të Jusufit, që Jusufi të mos mérzitej. Sjellja e Jamanit, fut shumë dyshìme tek Nana.

Ajo nis të mendojë me të vërtetë se Jamani nuk është vràsèsi i Azizit, por gjithçka do ndryshojë vetëm brenda pak minutash. Nana përgjòn bisedën e Jamanit me Nedimin dhe u víhet nga pas, sepse ato kanë zbuluar lígësinë e Idrisit. Në përballjen e tyre me ármé, Nana nuk e dëgjon ngàcmimin e Idrisit kur i thotë se ai gjòja e vràu Azizin pasi Azizi e kuptoi Seherin më shumë se vetë Jamani. Ajo dëgjon vetëm Jamanin, kur me àrmè në dorë i thotë se ai duhet të shkojë pranë Azizit, në botën tjetër.