Hajriu mbetet në dèpon ushqimore të shtëpisë së Rafetit, pasi Nalani del me Sedatin. Ferideja, ndonëse nuk e gjen atë kur kontrollon në dèpo, sërish, arrin t’a shikojë kur ai ngjiter lart. Për më tepër, Hajriu mban në duar simiten e lënë përgjysmë, që Ferideja njëherë e shikoi kur Nalani po dilte që aty. Ajo e kupton fare mirë se Nalani ka qenë me Hajriun aty brenda por për çudinë e madhe të Nalanit, Ferideja nuk i thotë asgjë asaj. Sakaq, bashkëshortin e Nalanit e ka zènë panìku.
Sedati mblidhet me nënën dhe motrën e tij për të menduar ndonjë zgjidhje, se si mund t’a shmangin takimin e tij me Alpin dhe Rafetin. Ai nuk ka asnjë zgjidhje në mendje ndërsa Selena i sugjeron nënës së tyre që ajo t’i flasë Rafetit, por Gylxhihana refuzon në mënyrë të prèrë. E dètyruar, Selena përpiqet t’a marr vetë në duar situatën dhe i shkon pranë të atit për t’i kërkuar t’a rimendojë takimin me Alpin por edhe Rafeti refuzon. Si të mos mjaftonte, Sedati merr edhe një telefonatë bòmbè.
Xhana e telefonon atë për t’i thënë se i mungon shumë dhe me padurim po pret të takohen sëbashku. Përveç kësaj, Xhana i tregon edhe që nuk e ka abòrtuar fëmijën e tyre. Ato fjalë bien si bòmbè mbi Sedatin, i cili nuk thotë dot asgjë më tepër sepse Alpi i shkon pranë Xhanës dhe ajo dètyrohet t’a mbyllë telefonatën. Alpi i thekson Xhanës se është rradha e saj për t’a mbajtur fjalën e të abòrtojë fëmijën e Sedatit. Alpi nuk do kurrsesi që fëmijët e tyre të kenë një motër apo vëlla nga dikush tjetër, aq më pak nga Sedati, të cilin nuk e honeps dot.
Por Sedatin e ka zènë panìku, pikërisht për shkak të takimit me Alpin. Ai nevrìkoset shumë që Nalani nuk po ndërhyn tek babai tij dhe po e lë të vetëm, ndërsa Nalani nevrìkoset që ai vazhdimisht ankòhet për gjërat që duhet t’i zgjidhë vetë. Kështu, mes tyte lind një dèbat, ku tonet e zërit veçse bëhen më të larta, në çdo fjalë që thonë. Atij dèbati do i japë fund ardhja e Feridesë, gjë që bën që Sedati të dalë menjëherë nga dhoma. Pas daljes së tij, Ferideja i kërkon Nalanit t’i rikthehet një vesi të beqarisë, të lëvizë vetë me makinë dhe jo me shoferin.