Vajza në dritare/ Ferideja e kupton që Nalani ishte në dèpo me Hajriun

Hajriu mbetet në dèpon e shtëpisë pasi Nalani del me Sedatin por shumë shpejt, edhe ai do dètyrohet të dalë që aty. Personi i vetëm që e shikon është Ferideja, e cila ndonëse e shikon mjaft qartë, sërish nuk e ngàcmon aspak Nalanin. Bashkëshorti i Nalanit, Sedati, në atë moment merr një telefonatë aspak të pritshme nga Xhana. Përveçse i kërkon të takohen në ndonjë hotel sa më shpejt të jetë e mundur, ajo i tregon edhe se nuk e ka abòrtuar fëmijën e tyre, gjë që Xhana e tregon e lumtur por Sedatit ia shèmb botën mbi kokë.

Si të mos mjaftonte ai pròblem, Sedati kërkon me patjetër që t’i shmanget takimit me Alpin dhe për këtë kërkon ndihmën e Selenës e nënës së tij. Për t’a ndihmuar, Selena i shkon pranë babai të tyre, Rafetit, të cilin tenton t’a bindë se nuk duhet t’a rèndojë më tepër Sedatin por Rafeti është i vendosur në fjalën e tij. Alpi me të cilin ai nuk dëshiron aspak të takohet, vijon të qëndrojë në shtëpinë e Xhanës, të cilës i thekson se në momentin që ajo do lërë takimin me dòktoreshën për abòrt, duhet t’a njoftojë edhe atë.

Alpi nuk e beson aspak më fjalën e saj, ndaj do të jetë aty në momentin që ajo do e bëjë abòrtin, sepse nuk do aspak që fëmijët e tij të kenë një motër apo një vëlla që ka për baba Sedatin. Ky i fundit, e përjeton aq rèndë çdo gjë që po ndodh, saqë shpèrthen para Nalanit. Të ndodhur të vetëm në dhomë, Sedati nis të ankòhet për të gjitha vèshtirësitë e njëpasnjëshme që po i ndodhin, duke theksuar se në të gjitha ato vèshtirësi, nuk po merr dot ndonjë ndihmë nga gruaja e tij, Nalani. Akùzat e tij, do bëjnë që edhe Nalani të shpèrthejë.

Ajo i thekson atij se ai nuk i ka dhënë kurrë vend në jetën e tij, prandaj as ajo nuk mund të ishte më pranë. Të bèrtiturat e tyre dëgjohen deri tek Ferideja, e cila sapo u futet në dhomë, bën që Sedati të largohet. Ferideja i sugjeron si zgjidhje Nalanit që të bëjë një fëmijë sa më shpejt, që gjërat me Sedatin të rregullohen. Për më tepër, ajo, duke dashur t’a largojë Nalanin nga Hajriu, i kujton asaj se ajo e ka përdorur gjithmonë vetë makinën, ndaj tani nuk ka përse të shoqërohet në çdo vend nga Hajriu.