Narini nèvrikoset aq shumë me sjelljen e Jonxhës, saqë nuk qëndron dot në shtëpi por del dhe shkon të qetësohet buzë detit. Pasi kthehet në shtëpi, ajo bëhet dëshmitare e një bisede telefonike të Jonxhës, e cila i kërkon personit në telefon që t’a lajmërojë Kemalin sikur mbledhjen e kanë në orën gjashtë, edhe pse në të vërtetë do jetë në orën shtatë. Ajo shpreson për një orë vetëm për vetëm me Kemalin, ndaj Narini nuk qëndron më në heshtje, por e ballafaqon Jonxhën, aty në sallon të shtëpisë.
Narini i thotë se e di mjaft mirë që ajo po përpiqet t’i vàrdiset Kemalit por e paralàjmëron t’i qëndrojë larg, duke i thënë se ai është burri saj. Kemali e dëgjon gjithë debàtin mes tyre dhe lumturohet nga reagimi Narinit, ndërkohë që kjo e fundit kuqet e tëra. Në anën tjetër ndodhet Rejhani. Ajo përgatitet për natën më me rëndësi të jetës së saj, ndërsa Nigari përpiqet të çojë në vend urdhërin e Xhavidanës por nuk ia del dot. Sapo Emiri mbërrin me Ojën dhe Xhavidanën, Nigari i tregon që nuk e ka kryer dot porosinë.
Xhavidana e ofèndon si përherë, ndaj qëllimisht, Nihari kryen një hàkmarrje të vogël, duke i hedhur Xhavidanës kripë në kafenë e përgatitur për të. Të gjithë sëbashku ndodhen në shtëpinë e nënë Hatixhesë, kur Xhavidana kërkon më të paprìturën. Ajo nxjerr një fletë dhe kërkon që Rejhani të firmosë një marrëveshje martesore, ku shkruhet se Rejhani nuk do përfitojë asnjë të mirë materiale nëse divòrcohen. Emiri nèvrikoset shumë dhe reagon menjëherë por Xhavidana ngulmon duke thënë se çfarë nuk ka ndodhur për një vit.
Ajo thekson se do të sigurojë të ardhmen e të birit dhe nëse të dy janë të bindur që nuk do ndahen asnjëherë, atëherë nuk kanë përse të mos e firmosin. Rejhani e firmos duke thënë se nuk i intereson aspak pasuria, ndërsa Emiri e grìs letrën dhe kërkon vetë dorën e saj, duke i bërë të gjithë të lumtur. Por ndërkohë, motra tij Suna është mërzìtur aq shumë saqë nuk duron dot më në klìnikë. Ajo telefonon Taxhin dhe i kërkon t’a rrèmbèjë që aty. Taxhi shòkohet i tëri por ajo ngulmon se kjo është forma vetme që ai mund t’a ndihmojë.