AMANETI/ Jamani përlèshet me Azizin për babain e tij

Seheri mirëpret në shtëpinë e saj Azizin që i shkon paprítur, por ai kupton se Seheri është trémbur shumë më tepër nga çfarë ai dhe Nazllëja mendonin. Pasi sigurohet se ajo është qetësuar, Azizi largohet duke i kërkuar që t’a telefonojë në çdo orar, për çdo lloj nevoje. Jashtë shtëpisë së Seherit, Azizi do përballet me Jamanin e frùstruar. Ai e ballafaqon për faktin se djali i kujt është ai, ndërsa Azizi e prezanton veten vetëm si dòktor, jo si djalin e kujt është. Për më tepër, i përplàs Jamanit në fytyrë të gjithë mizòritë që ai ka bërë dikur.

Débati mbyllet në grúshtime dhe Azizi largohet, ndërsa Jamani nuk guxon të afrohet tek Seheri. Në anën tjetër ndodhet Aliu me Dujgunë, që pas shumë kërkimesh, arrijnë t’a gjejnë Jaseminin. Ajo është kthyer në lagjen e vjetër, aty ku është rritur. Sapo shikon Dujgunë, ajo shpérthen në lòt dhe i betohet se nuk e ka ditur se do e plàgosnin në atë operacion. Jasemini betohet se e ka kuptuar se sa shumë e do Dujgunë dhe nënën e tyre, pavàrësisht dyshímeve që ka pasur, nga disa kujtime nga e shkuara.

Ajo përmend faktin që vite më parë, Ertugruli e kishte dërguar në një vend nga ku mund të shikonte në distancë Dujgunë dhe Semranë në një park të qytetit. Jasemini thotë se dukeshin shumë të lumtura, ndaj ajo kishte krijuar bindjen se nuk po ia ndjejnë më mungesën. Mes lòtësh, Dujgu i betohet se asnjë ditë e jetës së tyre nuk ka kaluar pa qàrë dhe pa e kërkuar atë, prandaj ashtu të përqafuara kthehen në shtëpi, ku Semraja gjithashtu do kërkojë falje nga Jasemini për të folurën që i ka bërë. Por atë natë, do ndodhë diçka tjetër.

Në oborrin e shtëpive të tyre, Aliu dhe Dujguja do përqafohen duke menduar se askush nuk po i shikon, por në të vërtetë, hallë Semraja i shikon. Ajo lumturohet shumë dhe mëngjesin e të nesërmes, emocionon pafund Dujgunë kur e telefonon për t’i thënë se do i trokasin në derë për një qëllim të gëzueshëm. Sakaq, Seheri i shkon pranë Jamanit pasi shikon se ai ka qëndruar jashtë gjatë gjithë natës. Ajo zbut mllèfin e tij ndaj Azizit kur mëson se kush është Azizi dhe i kujton Jamanit se të gjithë mund të ndryshojnë, pasi edhe ai vetë ka ndryshuar për hir të saj.