AMANETI/ Seheri mbron Azizin para Jamanit

Dujgu vazhdon të kërkojë për motrën e saj, teksa shoqërohet nga Aliu. Ato shkojnë në lagjen e vjetër të Jaseminit, ku ajo kthehet sa herë që është në pròbleme. Sapo errësohet, ato e gjejnë Jaseminin, që qàn në supin e Dujgusë, teksa i rrëfen një më një se si është ndjerë që nga fillimi kur janë takuar për herë të parë pas shumë vitesh. Jasemini betohet se kur u plàgos, e kuptoi me bindje të plotë se sa shumë e do atë dhe është penduar tótalisht për çfarë ka bërë. Të dyja pranojnë se e duan njëra tjetrën si në vogëli, dhe përqafohen.

Jasemini gjithashtu i tregon se vite më parë, Ertugruli e kishte dërguar në një vend nga ku në distancë e shikonin qartë edhe Dujgunë edhe Semranë. Ajo thotë e fakti që i ka shikuar duke qeshur me njëra tjetrën, e ka bërë të besojë se e kanë harruar. Dujgu i betohet se asnjë ditë e vetme nuk ka kaluar pa qàrë për të dhe pa kërkuar, ndaj sëbashku atë natë kthehen në shtëpi. Semraja kërkon falje nga vajza saj për gjithë reagimin e ashpèr që i bëri dhe çdo kéqkuptim mes tyre shùhet.

Pas asaj lodhjeje, Dujgu del jashtë në oborr, ku i shkon pranë edhe Aliu, të cilin ajo nuk e falenderon dot mjaftueshëm për çfarë ka bërë ai për të. Edhe pse ato mendojnë se nuk po i shikon asnjë njeri teksa përqafohen, hallë Sulltana i shikon ato, gëzohet shumë dhe bën planin e fejesës së tyre. Në anën tjetër ndodhet Seheri, të cilës i troket në derë dòktor Azizi, për t’i thënë se është në gatishmëri të saj për çdo gjë që mund të ketë nevojë. Jashtë shtëpisë, në ato momente qëndron Jamani, me një névrikosje si kurrë më parë.

Sapo Azizi del nga Seheri, ato përlèshen dhe ballafaqojnë faktin se Azizi është djali i àrmìkut të tij më të madh por Azizi nuk e prezanton veten fare si djali i atij personi, vetëm si dòktor Azizi. Sidoqoftë, Jamani ia ndalon të shkojë më pranë Seherit, ndërsa Azizi i kujton se ashtu siç ai vetë nuk është më dòktori saj, as ai nuk është më bashkëshorti saj, ndaj nuk ndërhyn dot. Azizi largohet ndërsa Jamani qëndron aty gjatë gjithë natës, derisa mëngjesin e ditës tjetër ballafaqohet me Seherin, e cila pasi mëson se kush është Azizi, i kujton Jamanit se edhe ai ka qenë njeri tjetër dhe ka ndryshuar, prandaj edhe ai mund të ndryshojë.