Nana vendos të qëndrojë pranë Jamanit për të zgjedhur bashkë me të dadon e ardhshme të Jusufit, me sqarimin se ajo e njeh Jusufin më mirë dhe e kupton më shpejt se kush mund t’i bëjë atij dobi. Pas shumë e shumë intervistave të njëpasnjëshme, Nana bindet tòtalisht në njërën prej vajzave. Jamani e merr në punë ndërsa Nanës i kërkon të largohet. Nana largohet por për të shkuar pranë Jusufit. Ai sapo është zgjuar nga gjumi dhe po qàn me dénesë sepse në gjumë ka parë një màkth.
Nana e përqafon shumë gjatë, ndërsa Jusufi, gjatë atij përqafimi, i përgjèrohet që të mos e bràktisë kurrë. E ndikuar pafund nga ato fjalë, Nana rikthehet pranë Jamanit për t’i thënë se nuk do largohet nga puna, se atë nuk pushon dot dhe se mbi të gjitha, ai duhet të vërë dashurinë për Jusufin para mllèfit ndaj saj. Asnjë nga fjalët që thotë Nana, nuk do e bindë dot Jamanin për t’a mbajtur atë në punë, prandaj Nana e quan atë “zemërgur” dhe largohet për në dhomën e saj. Ajo e lë mënjanë gjithë planin me Idrisin dhe fokusohet vetëm tek Jusufi.
Nana qàn me dénesë për Jusufin dhe dhímbjen që do ndjejë ai, i lënë i vetëm. Për të pajtuar veten me fatin, Nana i shkon në dhomë Jusufit pasi atë e zë gjumi. Ajo i flet për ditën e parë kur janë takuar me njëri tjetrin dhe teksa flet, Jamani e dëgjon nga dera që qëndron e hapur. Jusufi ndërkohë zgjohet dhe për të fjetur sërish kërkon të përqafohet me Nanën. Në anën tjetër ndodhet ekipi pòlicor, me në krye çiftin e divòrcuar prej vitesh, kòmisare Aishen dhe kòmisar Feritin, që duhet të operojnë për të njëjtin mision.
Teksa ndajnë detyrat me gjithë ekipin për në misionin që do kenë atë ditë, pjesëtarët e atij ekipi janë të mendimit se Feriti nuk duhet të marrë pjesë pasi màfìozët që po ndjekin janë nga ato që e kanë mësuar se Feriti ka qenë i infíltruar. Duke theksuar se po emocionohet që e mendojnë aq shumë, ai bie dakord me ta por në të vërtetë, shumë shpejt mbërrin edhe ai vetë në atë operacion. Nga larg, Aishe e shikon që dikush e qèllon dhe qàn me ngashërim por Feriti ngrihet sërish në këmbë sepse kishte antìplùmb, ndërsa Aisheja thotë se lòtët janë thjesht instikt.