AMANETI/ Jamani nuk e pranon kërkesën e Nanës

Feriti dhe Aisheja, si kòmisarët e rinj të ekipit, planifikojnë misionin e ri që do kenë, duke caktuar pozicionet e secilit. Ato bien dakord deri në pikën ku Aisheja dhe pjesa tjetër ekipore, sugjeron që Feriti të mos përfshihet fare në atë operacion sepse màfìozët në fjalë, e dinë që ai ka qenë dikur i infìltruar mes tyre dhe mund të kenë një mllèf më të veçantë kùndër tij. Duke thënë se ndihet i veçantë që ato po e mendojnë kaq shumë, Feriti pranon, por vetëm para tyre, sepse në të vërtetë bëhet gadi për atë operim.

Ai shkon në operacion pa e kuptuar njeri, vetëm kur e shikojnë duke marrë një plùmb në gjoks nga kreu i màfìozëve. Feriti bie në tokë pa ndjenja ndërsa ish gruaja e tij, Aisheja, e shikon dhe qàn me ngàshërim, duke ulèritur me zë të lartë. Megjithatë, çudia rradhës do pasojë sepse Feriti ngrihet në këmbë, shëndoshë e mirë. Ai ka marrë masa duke veshur antìplùmb dhe asgjë nuk e ka lènduar. Ai pyet Aishen përse qàu aq shumë për të, ndërsa Aisheja i jùstifikon lòtët duke thënë se ishin instikt, për këdo që do ishte vràrè.

Ndërkohë që në anën tjetër ndodhet Nana me Jamanin, duke zgjedhur një dado sëbashku për Jusufin, meqë Nana i njeh më mirë nevojat e Jusufit. Pas një rradhe shumë të gjatë intervistash, Nana bindet në njërën prej vajzave. Jamani i kërkon asaj të fillojë punën menjëherë të nesërmen ndërsa Nana shkon pranë Jusufit që të gjejë formën për t’u përshëndetur me të. Ende pa i thënë konkretisht se do largohet nga ai, Nana e dëgjon Jusufin që mes lòtësh i kërkon që ajo të mos e bràktisë asnjëherë.

Marrë shkas nga ai, Nana i kërkon Jamanit të vendosë dashurinë për Jusufin para mllèfit ndaj saj por pavàrësisht fjalëve të saj, Jamani nuk pranon t’a mbajë atë në punë. Nana kthehet e dèshpëruar, jo për misionin që kishte me Idrisin kùndër Jamanit, por për dhìmbjen që do ndjejë Jusufi kur të mendojë se e ka bràktisur. Nana i shkon Jusufit pranë në dhomë për t’i ndjerë aromën e për t’i folur për ditën e parë kur janë takuar dhe gjithë ato fjalë, i dëgjon edhe Jamani, që shikon Jusufin duke e përqafuar fort Nanën dhe rikujton rëndësinë e saj tek ai.