Vajza në dritare/ Xhana i tregon Gylxhihanës që Ferideja nuk është nëna e Nalanit

Nalani zgjohet nga gjumi natës për shkak të një ëndrre ku e shikon veten duke fjetur në krahët e Hajriut, e qetë, në paqe dhe mëse e lumtur. Sapo hap sytë dhe shikon Sedatin pranë vetes, ajo zbret në kuzhinë që të marrë ujë por aty do gjejë Hajriun. Me t’u parë, mes tyre fillon menjëherë një bisedë dhe përfshihen aq shumë, saqë nuk e vërejnë që Muzo po i dëgjon nga fjala e parë, tek e fundit. Fillimisht Nalani e falenderon Hajriun, duke i thënë se i ka dhuruar një prej ditëve më të veçanta të jetës së saj.

Fjalët e saj lënë gojëhapur Muzon që nuk po kupton se çfarë po ndodh por Nalani nuk ndalon me aq. Ajo i premton Hajriut se ka një surprizë për të menjëherë të nesërmen, që t’ia kthejë bòrxhin. Mëngjesi i të nesërmes do jetë shumë i bùjshëm për të gjithë. Rafeti merr përballë vetes Sedatin me Selenën si dhe Leventin, si tre persona që ia kanë fshèhur gjërat dhe kanë punuar pas shpinës së tij. Si dènim, Rafeti ua merr të gjitha paratë që kanë, si dhe kàrtat e kreditit sëbashku me çelësat e makinës, duke i lënë të mbìjetojnë vetëm me këmbët e duart e tyre.

Pas largimit të Rafetit, Selena ulèret duke fàjësuar Sedatin, ndërsa Leventin nuk e përfìll fare. Vetëm pak çaste më vonë, Emiri e telefonon për t’i thënë se ndodhet para shtëpisë së saj me makinë dhe po pret që ajo të firmosë kontratën e re, ndaj Selena del dhe largohet me të në makinë pa i treguar gjë njeriu, por Leventi e shikon dhe diçka thýhet brenda në zemrën e tij. Sakaq, atë mëngjes të bùjshëm, Ferideja fton Alpin në vilën saj, për t’i dhënë atij mundësinë që t’a marrë Xhanën, me kushtin që nuk do bëjë asnjë çmènduri nga ato që ka bërë më përpara.

Alpi që gjithashtu do të hèqë qàfe fëmijën që ka Xhana, bie dakord me çdo fjalë të Feridesë dhe i mbështetet tòtalisht planit të saj. Ai zbret të marrë Xhanën e cila pranon të largohet me të vetëm kur bindet se nuk ka mundësi tjetër dhe përballë Feridesë, Xhana sërish i betohet se çdo gjë do bëhet siç ato e folën dhe e caktuan me njëra tjetrën. Që aty, Xhana shkon pranë Gylxhihanës në shtëpinë e saj, për të lëshuar një tjetër bòmbè, një tjetër të vërtetë shumë të madhe, atë të faktit që Ferideja nuk është mamaja e Nalanit.