Vajza në dritare/ Muzo dëgjon bisedën mes Nalanit dhe Hajriut

Nalani shikon në ëndërr Hajriun, sikur e ka në shtrat, në vend të Sedatit dhe po përqafohet me të, e lumtur. Sapo hap sytë, gjumi i largohet si me buton ndaj dhe zbret në kuzhinë që të pijë ujë. Ajo gjen Hajriun në kuzhinë dhe mes tyre instiktivisht nis një bisedë, pa e ditur se bisedën po e dëgjon edhe Muzo që po kalonte rastësisht dhe ndaloi për t’i dëgjuar. Ai hap sytë kur Nalani i thotë se e falenderon shumë për ditën që kaluan e më pas i tregon se ka një surprizë për të, menjëherë të nesërmen.

Muzo ashtu si qëndroi në heshtje, edhe largohet në heshtje. Mëngjesin e ditës tjetër, Nalani do zgjohet sërish pa nënën e saj në shtëpi. Ferideja fton Alpin në shtëpinë e saj dhe i tregon se është i lìrë t’a marrë Xhanën që aty, me kushtin e vetëm se nuk do i bëjë të njëjtat pòshtërsi që ka bërë më parë. Alpi premton dhe zbret t’a nxjèrrë Xhanën nga qìlari ku po mbahet. Fillimisht ajo refuzon por Alpi i thekson se është shansi saj i vetëm për të shpëtuar që aty. Edhe pse del nga qìlari, Xhana është ende e tmèrruar.

Nèn tmèrrin që Ferideja i ka shkaktuar, Xhana i betohet asaj se çdo gjë do shkojë siç kanë biseduar dhe siç Ferideja ka urdhëruar. Që aty, Xhana vendos të shkojë pranë Gylxhihanës. Edhe pse do e mbante sèkret, ajo i tregon Gylxhihanës që Ferideja është gjyshja dhe jo mamaja e Nalanit, ndërsa babai i  Nalanit nuk dihet nga askush se kush është. Gylxhihana e ka të vèshtirë t’a besojë por Xhana e bind duke iu betuar. Sakaq, fëmijët e Gylxhihanës, atë mëngjes do përjetojnë një shòkim tepër të madh.

Për shkak të të fshèhtave të vazhdueshme dhe punëve që kanë bërë pas krahëve të babait të tyre, ai vendos t’ua marrë të gjitha paratë që kanë në portofol, kàrtat e kreditit, ua ngrin paratë në bànkë dhe ua merr makinat, duke i lënë të jetojnë vetëm me këmbët dhe duart e tyre. Askush nuk guxon të thotë dot asgjë ndërsa Rafeti largohet. Në mesin e të dènuarve është edhe Leventi, që është dhëndërr në atë shtëpi dhe si të mos mjafonte gòditja që Rafeti i dha, ai, vetëm pak çaste më vonë, shikon Selenën duke u larguar në makinë me Emirin.