Personi që ka mbetur tërësisht i vetëm dhe po paguan gjithë lìgësitë që ka bërë, është Xhemreja. Ajo vijon të jetë në spìtal, në kòma, dhe për gjendjen e saj është e informuar vetëm Xhavidana, që vdèkjen e Xhemresë e shikon si shpëtimin e saj të sigurtë. Pas një kohe të gjatë, teksa infèrmierja po merret me të, Xhemreja arrin t’i hapë sytë. Ajo zgjohet për herë të parë dhe infèrmierja gëzohet shumë, derisa vëren se Xhemreja nuk merr asnjë nga sinjalet. Ajo i kërkon të hapë e të mbyllë sytë nëse po e dëgjon, por Xhemreja nuk reagon fare.
Në anën tjetër ndodhet çifti që Xhemreja bashkë me Xhavidanën u përpoqën shumë që të ndanin. Ato janë Rejhani me Emirin, të cilët bëjnë një video për të informuar familjen e Emirit se ato po e bëjnë dasmën, edhe pa to. Teksa u dërgojnë puthje virtuale dhe u shprehin dashuri, Emiri dhe Rejhani mbajnë të veshur një buzëqeshje të madhe, që vërteton hapurazi lumturinë e tyre të pastër. Në familjen e Emirit, të gjithë gëzohen përveç Xhavidanës, e cila kupton se gjithë plani i saj dhe i Talazit dèshtoi.
Ndërkohë ai làjm ka mbërritur edhe në shtëpinë e Kemalit. Përtej mèrzisë që nuk po marrin pjesë në gëzimin e të dashurve të tyre, ato të gjithë janë shumë të lumtur që dashuria tyre kaloi çdo pèngesë dhe tani po kurorëzohen me njëri tjetrin. Taxhi dëgjon gjithçka që ka ndodhur dhe i merr si shkas për t’i shkuar pranë Sunës, që po qëndron në shtëpinë e tij. Ai vëren se ajo është tepër e trìshtuar dhe në mendime shumë të këqìa, prandaj i tregon gjithë anët pozitive të ngjarjeve të fundit.
Ai thekson se Masalli po qëndron më shumë në shtëpinë e Kemalit se në shtëpinë e gjyshit që mori kùjdestarinë, baba Hikmeti nuk ka pasur asnjë përkèqësim dhe Emiri me Rejhanin më në fund po martohen, pas çdo gjëje që kaluan. Sakaq, Emiri me Rejhanin priten mrekullisht nga vendasit, që kujdesen për gjithçka për to, për veshjet, màkjazhin e Rejhanit dhe prurjen e punonjësit të shtètit që do i martojë ato të dy. Me buzëqeshjet që nuk u ndahen nga fytyra, Emiri dhe Rejhani martohen dhe festojnë me kërcime.