PREMTIMI/ Emiri dhe Rejhani firmosin martesën e tyre

Emiri bën një video bashkë me Rejhanin, për t’ia dërguar familjes së tij. Mëse të lumtur dhe të përqafuar, ato thonë se nuk do presin aspak më gjatë për dasmën e tyre por do e organizojnë aty ku kanë mbetur, me vendasit që iu ofruan për t’i ndihmuar me çdo detaj dhe larg të gjithëve. Edhe pse mërzìten që nuk do jenë pjesë, Oja dhe të tjerët lumturohen për ato të dy, ndërsa Xhavidana acàrohet e tëra, për faktin që planet e saj i shkuan bosh dhe ajo dasëm, sidoqoftë, po realizohet.

Làjmi i lumtur mbërrin deri në shtëpinë e Kemalit, ku, fshèhurazi, Taxhi dëgjon gjithçka dhe shkon pranë Sunës për t’ia përcjellë. Ai i kërkon të fokusohet në anët pozitive të jetës, tek Masalli që po qëndron më shumë në shtëpi sesa tek gjyshi i  saj, tek dasma që sidoqoftë po bëhet dhe tek babai saj që nuk ka pasur asnjë përkèqësim, veçse përmirësime, ndonëse të vogla. Teksa Taxhi i bëhet aq mbështetje Sunës, vëllai i saj Emiri dhe Rejhani, surprizohen nga ndihma e madhe që po marrin.

Vendasit aty i trajtojnë në formën më të mirë dhe nuk mjaftohen me një ceremoni të thjeshtë martesore por organizojnë një event të tërë. Gratë merren me Rejhanin për t’i bërë màkjazhin e për t’i veshur fustanin e njërës prej tyre, që e ka veshur dekada më parë, ndërsa për Emirin kujdesen djemtë. Buzëqeshja nuk hiqet as nga fytyra e Rejhanit dhe as nga ajo e Emirit, veçanërisht kur pranë tyre mbërrin punonjësi i shtètit që ka të drejtën për t’i martuar ato, për t’i shpallur lìgjërisht burrë dhe grua.

Emiri dhe Rejhani thonë ‘po’-në e tyre dhe ajo martesë e celèbruar festohet me kërcim. Në kërcim, Rejhani shikon një Emir tërësisht ndryshe nga çfarë është mësuar të shohë më përpara dhe mëse të lumtur festojnë dashurinë e tyre të kurorëzuar. Një nga personat që pàndehi t’i jepte fund asaj dashurie dhe marrëdhënieje, Xhemreja, ndodhet ende në spìtal. Ajo, pikërisht atë ditë arrin t’i hapë sytë, por infèrmierja trònditet dhe ndjen kèqardhje kur shikon se Xhemreja nuk reagon aspak.